Foto nga Gaza teksa famijët mbajnë rradhën për ushqim
Ndryshe nga ankesat e OKB-së, "nuk ka mungesë ushqimore në Gaza". Kështu deklaroi Moshè Tetro, kreu i Cogat, organi qeveritar izraelit që kontrollon territoret palestineze, i cili mbikëqyr kalimin e ndihmave humanitare nga kalimi Kerem Shalom në Rripin e Gazës.
Ai vetë nënvizoi "paaftësinë" e OKB-së për të shpërndarë "në mënyrë të duhur" ndihma për popullsinë e enklavës palestineze.
"Kamionët që kalojnë kontrollet e sigurisë këtu më pas dërgohen në anën e Gazës të vendkalimit dhe ndihma më pas mblidhet nga organizatat ndërkombëtare dhe i dorëzohet popullatës së Gazës", tha Tetro.
Tetro nënvizoi gjithashtu se numri i kamionëve që kalojnë çdo ditë nga vendkalimi është rritur: një rritje mesatare nga 70 ditore të mëparshme në 110 aktuale.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Afrika e Jugut në GJND: Izraeli po kryen gjenocid në Gazë! Shtëpia e Bardhë: Padia e Afrikës së Jugut është e pabazë










