Një person u vra dhe tetë u plagosën nga disa sulme izraelite në fshatrat libanezë Arabsalim dhe Srifa.
Sipas mediave të huaja, në Arabsalim, një burrë u vra dhe tre të tjerë u plagosën, përfshirë një fëmijë. Në Srifa, pesë persona u plagosën, përfshirë katër ndihmës të parë nga Komiteti Islamik i Shëndetit i lidhur me Hezbollahun.
Qeveria e Bejrutit dënoi sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor "dhe kujton dispozitat e Nenit 19 të Konventës së Gjenevës në lidhje me nevojën për të verifikuar sigurinë e tyre nga çdo rrezik".
Këtë mëngjes, ushtria izraelite lëshoi paralajmërime të reja për evakuim për më shumë se 10 fshatra dhe qytete, duke përfshirë disa në distriktin Nabatieh, i vendosur në veri të lumit Litani, në jug të të cilit Izraeli ka stacionuar trupa.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Një cisternë me 1.9 mln fuçi naftë i shpëton bllokadës amerikane në Hormuz! Trump sërish: Do të tërheq më shumë se 5,000 trupa nga Gjermania








