Izraeli vijon sulmet, një vit nga ngjarjet e 7 tetorit! Hamas lëshon 4 raketa gjatë ceremonive përkujtimore! Netanjahu thërret urgjentisht Këshillin e Sigurisë

Izraeli vijon sulmet, një vit nga ngjarjet e 7 tetorit!  Hamas lëshon 4 raketa gjatë ceremonive përkujtimore! Netanjahu thërret urgjentisht Këshillin e Sigurisë

Netanjahu

Lëvizjet e ushtrisë izraelite këtë 7 tetor filluan në agim, në të njëjtën ore kur Hamasi nisi sulmin një vit më parë, i cili shkaktoi luftën në Gaza dhe tensionin aktual në të gjithë Lindjen e Mesme.

Një seri e re sulmesh ajrore izraelite ka goditur periferi të Bejrutit, duke lënë 12 te vdekur. Hezbollahu u përgjigj me lëshime raketash drejt Haifës dhe Tiberias, të cilat IDF nuk ishte në gjendje t'i kapte.

Si pasoje e tyre 11 raportohen te plagosur. Hamasi ndërkohë sulmoi herët ne mëngjes lokacione të Izraelit kur sapo kishin nisur ceremoni perkujtimore per ngjarjet e 1 viti me parë. 4 raketa u lëshuan nga Hamas, 3 nga të cilat u shkatërruan ne ajër ndërsa nje ra në një zonë të hapur. Ndërkohë Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thirrur një mbledhje urgjente të sigurisë, tha një zyrtar izraelit për Times of Israel.

Agjencia palestineze e lajmeve Ëafa raportoi një ofensivë izraelite në Jenin, me automjete ushtarake dhe buldozerë. Ndërkohë nga Irani konfirmohet jozyrtarisht se nuk dihet vendndodhja e gjeneralit te brigadave të Forcave Quds dhe komandantit te Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, Esmail Qaani. Ai mund të jetë vrarë gjatë sulmit në Liban që vrau trashëgimtarin e Nasrallah, Hashem Safieddine. Ndërkohe Izraeli njoftoi vdekjen e një prej pengjeve të 7 tetorit të kaluar. Agjencia e lajmeve Haaretz citon autoritete te cilat konfirmojnë se trupi i Idan Shtivi mbahet në Gaza.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albano: 07/10/2024 15:47

    Dua te di se cfare ndoshte ne Gaza para 7 tetorit , perse nuk perkujtojne vitet e genocidit izraelian ndaj Palesines qe i ka grabitur trojet e saj ? Keta ndyresira kapen vetem ne fragmentin qe hamas i sulmoj por perse ndodhi kjo dhe sa vite keta cifutet bombardojne rripin e gazes asnje nuk flet . Mediat mbajne anen e perendimoreve dhe normalisht te cifuteve dhe nuk mbajne anen e te vertetes dhe ky eshte nje turp i paprecedente

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës

'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës