Xhubleta shqiptare, tashmë pasuri e gjithë njerëzimit, UNESCO e merr në mbrojtje bashkë me dijebërjen e saj! Margariti: Vendim unanim, copëz Shqipërie për botën

Xhubleta me dije bërjen e saj, si dukuri e rrallë shqiptare mbi 4000-vjeçare, tashmë janë pjesë e Pasurisë Botërore të Njerëzimit. Tradita e kësaj veshje tipike, që gratë veriore trashëguan brez pas brezi, prej ditës së sotme është pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore Jo materiale, pas iso-polifonisë shqiptare. Veshur me elementë tipikë të kostumeve tradicionale shqiptare, Ministrja e Kulturës ELva Margariti, e ka përcjellë lajmin prej Rabitit të Marokut, ku mbahej edhe mbledhja e Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

“Nga kryeqendra e Marokut po ndaj me ju një lajm shumë të mirë Komiteti Ndërqeveritar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore sapo miratoi në formë unanime shpalljen e xhubletës dhe dije bërjes së saj si pjesë të Listës së Trashëgimisë Jo materiale, nën mbrojtjen e UNESCO-s”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti.

“Xhubleta” ishte e para nga dosjet e futura në proces për t’u pranuar në UNESCO, prej marsit të kaluar . Dije bërja e saj siç kanë shpjeguar specialistët, ishte në rrezik zhdukjeje , e pranimi në UNESCO, është një ‘dritë jeshile’ për më shumë investime, fushata ndërgjegjësimi dhe marrjen e masave të tjera për mbrojtjen e kësaj tradite.

“Dhe me përfshirjen në këtë listë ajo do të ketë mbështetjen jo vetëm të institucioneve tona por tashmë edhe ato ndërkombëtare, që do ta trajtojnë xhubletën si pasuri të njerëzimit. Për të arritur në këtë rezultat na janë dashur vite të tëra pune, falënderoj çdo specialist, çdo bashkëpunëtor, që na ndihmoi ti tregojmë botës një copëz Shqipërie”, u shpreh më tej Margariti.

Grupi i punës që bëri të mundur realizimin e kësaj iniciative është koleksionistja Luljeta Dano, studiueset Dorina Arapi, Silvana Nini , Jonida Çunga Sela, kompozitori Dorian Çene, koleksionisti Ermal Sela dhe Tamara Nikolic Djeric nga rrjeti global i ekspertëve të trashëgimisë jomateriale të UNESCO.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koha e kanunit: 30/11/2022 09:08

    Edhe 5 kanunet duhet në unesco Kanuni lek Dukagjinit Kanuni dukagjinit në mirdite Kanuni Skenderbeut Kanuni papa Zhulit Kanuni maleve Të gjithë në unesco kanunet shqyptare

    Përgjigju
  • Kurioz: 29/11/2022 23:32

    Nga e ka origjinen xhubleta?

    Përgjigju
  • Kistra: 29/11/2022 18:14

    Lajm i bukur! Rrezikonte te kishte fatin e lahutes, qe e moren serbet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit