Izraelitët ‘pushtojnë’ tunelet nëntokësore të Kukësit, turistët: Bëjini muze të komunizmit

Një grup prej 24 turistë nga Izraeli me mbërritjen për herë të parë në qytetin e Kukësit kanë nxituar të vizitojnë tunelet nëntokësore ushtarake. Ata shprehen se është mjaft interesante dhe vlefshme për zhvillimin e turizmit kulturor dhe historik që këto tunele ushtarake të kthehen në atraksione turistike dhe për të kujtuar të kaluarën.

"Mendoj se është shumë e rëndësishme të njohim historinë. Duke pare keto tunele e kupton se sa e rëndësishme është te jetosh ne demokraci. Ndaj është shumë e rëndësishme që njerëzit të vizitojnë këtë vend", tha një turiste.

"Vizitoni Shqipërinë! Ne izraelitet jemi ambasadoret me te mirë të turizmit shqiptar", tha një tjetër turist.

"Shumë vende te ngjashme ne bote janë kthyer ne muze, qe shperbejne per te mos harruar te shkaurën sa do e  hidhur te jete ajo.  Ne si grup kemi vizituar dhe tunele të tjera të ngjashme në Vietnam në Japoni".

Afrim Cena, i cili punon si udhërrëfyes shprehet se ka shoqëruar me dhjetëra turistë në mjediset e këtyre tuneleve ndërsa apelon për mirëmbajtjen e tyre nga institucionet shtetërore.

"Kemi problem investimin. Rruga nuk është e mirë, aty brenda në tunel ka pikime dhe shembje. Mirë është mos të mos pikojë ujë në kokë, por të restaurohet, të kthehet në muze".

Kukësi ka një sërë tunelesh nëntokësorë, kodrave apo dhe maleve që shtrihen në të gjithë hapësirën e qytetit ku ndodhet dhe një qytet i dytë i nëndheshëm në 7 lagje, 30 metra nën këmbët e pallateve ku mund të stresohen më shumë se 30 mijë persona për një periudhë prej më shumë se 6 muajsh. Ndërkohë një pjesë e pallateve, ndërtuar në periudhën komuniste i kanë në çdo shkallë portat e blinduara dhe tunelet hyrëse për në qytetin e nëndheshëm.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 29/05/2022 07:56

    Jo vetem ne kukes ,por kudo ku Jane.Nese nuk i sherbejne me ushtrise se fuqishme qe kemi,ti sherbejne sigurise se popullsise se evakuuar ne rast lufte.Si thote nje battute:-"plasi ne kucove".Nga nje lufte e mundeshem nuk jemi te paprekshem.Edhe nje kerkesen:-se mos i privatizoni,si tynelet e Lluces.

    Përgjigju
  • Ylli: 28/05/2022 22:32

    Edi rama ti beje keto tunele funksionale dhe muze, ,se nuk I dihet luftes....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet