JERUSALEM - Izraeli refuzon çdolloj limitimi të kolonizimit të Jerusalemit Lindor, ku pushtimi dhe aneksimi është i jashtligjshëm në sytë e komunitetit ndërkombëtar, konfirmoi sot ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman.
"Nuk do të pranojmë asnjë limitim të ndërtimit në lagjet hebreje në Jerusalem", deklaroi Lieberman, një ultranacionalist, gjatë një takimi me homologun e tij gjerman Frank Walter Steinmeier në Jerusalem. Kolonizimi, kryesisht i Jerusalemit Lindor, shihet si pengesa kryesore e procesit të paqes.
"Një gjë duhet të jetë krejtësishtë e qartë, ne nuk do të pranojmë kurrë që ndërtimi në lagjet hebreje të Jerusalemit të përcaktohet si një aktivitet kolonizimi", shtoi shefi izraelit i diplomacisë.
Palestinezët duan ta bëjnë Jerusalemin Lindor kryeqytetin e shtetit të cilin ata aspirojnë dhe akuzojnë vazhdimisht Izraelin se po imonon një fakt të kryer duke shtuar lagjet kolonizuese në pjesën linodre të Jerusalemit, që do të pengonte ngritjen aty të një kryeqyteti palestinez në të ardhmen.
Bashkimi Evropian për më tepër i ka kërkuar Izraelit ta rishkojë urgjentisht këtë vendim të cilësuar shumë pak të drejtë dhe oportunist, ndërkohë që SHBA-ja kritikoi një veprim të tillë, që sipas tyre nuk përputhet me përpjekjet e paqes të ndërmarrë në rajon./ATSH/











