Këngëtarja e famshme dhe simpatike Jennifer Lopez është fotografuar gjatë një sfilatë të firmës “Channel” në Paris.

Por ajo çka nuk u shpëtoi syve të paparacëve ishte një unazë e madhe me diamant në dorën e saj të majtë.

Sipas mediave të huaja i dashuri i saj Casper Smart mund ti ketë kërkuar këngëtares të fejohet së bashku në qytetin më romantik, në Paris.

Megjithatë ende nuk ka një konfirmim për këtë fakt as nga ana e Lopez as nga ana e Smart.

Jennifer Lopez është nënë e dy fëmijëve katër vjeçarë të ardhur në jetë nga martesa e saj e mëparshme me këngëtarin Marc Anthony.

(xh.k/shqiptarja.com)