TIRANE- Janë 3.8 miliardë lekë ose 27 milionë euro, që janë vendosur në Thesarin e shtetit, për të shlyer një pjesë të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, që nuk ishin likuiduar prej vitesh nga ana e qeverisë Berisha.
Vendimet e gjykatave në shumë raste nuk janë përfillur nga ana e Ekzekutivit të mëparshëm, kështu që rezulton një numër shumë i madh personash, sidomos ish-punonjës të administratës shtetërore, që kanë fituar proceset gjyqësore kundër shtetit, por nuk kanë mundur të marrin paratë, për të cilat Gjyqësori u ka njohur të drejtën e dëmshpërblimit financiar për largim nga puna në mënyrë të paligjshme.
/Shqiptarja.com