Ja 115 emra që marrin dëmshpërblimin, por s’kanë llogari bankare

Ja 115 emra që marrin dëmshpërblimin, por s’kanë llogari bankare

Ish të përndjekurit politikë

Ministria e Financave ka publikuar listën me 115 emra të ish-të përndjekurve apo trashëgimtarëve të tyre që të trajtohen me dëmshpërblim, por të cilëve, sipas këtij dikasteri, u mungon llogaria bankare, e cila rezulton të jetë e mbyllur. Ministria e Financave u kërkon përfituesve të dorëzojnë në Drejtorinë e Pagesave numrin e llogarisë funksionale për të marrë dëmshpërblimin.

Përfituesit e mëposhtëm janë ata përfitues, të cilëve u kanë kaluar lekët në bankë, por numrat e llogarisë së tyre rezultojnë të mbyllur. Këta përfitues duhet të hapin numra llogarie të rinj, në të njëjtën banke të nivelit të dytë ku kanë patur llogaritë e mëparshme dhe të sjellin numrin e ri deri në datën 25 maj 2018.

Kalimi i dëmshpërblimit tek përfituesit e tij nuk mund të bëhet kur nuk plotësohen disa kushte. Kështu, të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës, në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet, duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, (emër/mbiemër), apo në rastet kur në çertifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një shkronjë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emri të jetë i njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile.

Në rast se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një çertifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të çertifikatës, apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.

Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutimeve pa gjyq. “Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një çertifikatë negative e lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur, për arsye të njohura, në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative.



/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pará në dorë: 12/05/2018 08:46

    Leku në dorë është shkaktari i korrupsionit!. Në BE rrogat dhe çdo gjë në lidhje me vlerë monetare janë veçse shifra në bankë. Madje akoma një çamçakiz të blesh diku në rrugë, shitësi ka makinë në madhësinë e kartës që blerësi ta përdorë. Akoma dhe për një produkt që mund të kushtojë 20 cent, mund ta blesh atë me kartë. Në portofolet e banorëve të BE-së nuk ka pará të thata, përveç se karta. Keshtu, shteti kontrollon çdo gjë dhe është i fuqishëm duke mbyllur “vrimat” antisistem që shkakton paraja cash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë