TIRANE- Shqipërinë sonte e pret një ndeshje shumë e fortë përballë Norvegjisë, por si rallë herë kuqezinjtë janë më të avantazhuar se kurrë përballë nordikëve, pasi në favorin e tyre kanë 12 arsye se përse duhet të fitojnë.
Ndeshja e së premtes mbrëma ka një rëndësi të madhe për kombëtaren shqiptare dhe për gjithë vendin, pasi nëse skuadra jonë fiton Shqipëria hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, duke lënë pas Norvegjinë. Aktualisht, kombëtarja jonë renditet e dyta në grupin ‘E’ për eliminatoret e kampionatit botëror të Brazilit.
Ndërkaq më poshtë radhiten disa nga arsyet se pse Shqipëria duhet të dalë fituese në këtë ndeshje, e cila do t’i japë mundësinë vendit të hyjë në histori. Ndër arsyet favorizuese renditen edhe forma shuam e mirë e futbollistëve shqiptarë, ndërsa një armë shumë e fortë e Shqipërisë cilësohet trajneri De Biasi.
- Shqipëria po vjen si një uragan drejt kreut të ekipeve më të mira në botë, nga vendi i 80 para një viti, arriti në vendin e 38.
- Kuqezinjtë fituan me meritë të plotë ndeshjen e parë në Norvegji 0-1, çka do të se edhe sot mund të përsërisin historinë.
- Norvegjisë do t’i mungojë sonte përballë Shqipërisë një futbollist shumë vendimtar si Rise.
- Tifozët kuqezi do të jenë futbollisti i 12-të në fushë duke ia bërë 90-minutëshin ‘ferr’ kundërshtarit.
- Qeveria dhe FSHF kanë vendosur një super premio për fitoren ndaj vikingëve. Në çdo premio të majme Shqipëria ka fituar.
Një tjetër arsye për të fituar është edhe motivimi nga grupi, nëse fitojmë eliminojmë një kundërshtar direkt si Norvegjia.
- Në ndeshjen e fundit që Norvegjia ka zhvilluar në Tiranë nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2, pas avantazhit 2-0 të kuqezinjve.
- Një armë shumë e fortë e Shqipërisë është trajneri De Biasi, i cili është një takticien më i zoti se nordiku Egil Olsen.
- Forma sportive e futbollistëve shqiptarë është shumë e mirë, kundërshtari vjen në mes të kampionatit dhe me dëmtime.
- Vikingët janë mësuar të luajnë gjithmonë në temperatura të ftohta, në Tiranë pritet të jetë një mot i nxehtë.
- Terreni në ‘Qemal Stafa’ me një fushë ‘copë copë’ favorizon vendasit, vikingët nuk janë mësuar në një terren të tillë.
- Shqipëria ka një arsye të madhe për të fituar sonte me qëllim që të mbyllë epokën e stadiumit ‘Qemal Stafa’ me sukses.
/Shqiptarja.com