Ja 16 ekipet e kualifikuara për në 1/8 e Europa League, sot në 13:00 hidhet shorti

Ja 16 ekipet e kualifikuara për në 1/8 e Europa League, sot në 13:00 hidhet shorti

Skuadrat e kualifikuara për në 1/8 te Europa League

Janë përcaktuar mbrëmjen e djeshme 16 ekipet e kualifikuara për në fazën e 1/8 të Europa League. Nga ekipet që mbeten në garë si favoritë si për të fituar trofeun janë dy ekipet italiane Napoli dhe Inter, londinezet Chelsea dhe Arsenal apo edhe Sevilla specialiste e Europa League.

Interi pasi e kishte fituar ndeshjen e parë ndaj Rapidit të Vjenës mbrëmë dhuroi spektakël duke e mundur në Milano 4-0. Zikaltërit treguan se pa Mauro Icardin dinë vetëm të fitojnë ndërkohë ish-kapiteni ishte sërish në tribunë. Arsenali fitoi 3-0 ndaj Bates dhe përmbysi humbjen e ndeshjes së parë. Fitore siguruan edhe Chelsea,Zeniti, Valencia dhe Frankfurti. Shorti për 1/8 hidhet sot në orën 13:00.

Këto janë 16 ekipet e kualifikuara për në 1/8 e Europa League.

Arsenal (ENG)

Benfica (POR)

Chelsea (ENG)

Dinamo Zagreb (CRO)

Dynamo Kyiv (UKR)

Eintracht Frankfurt (GER)

Internazionale Milano (ITA)

Krasnodar (RUS)

Napoli (ITA)

Rennes (FRA)

Salzburg (AUT)

Sevilla (ESP)

Slavia Praha (CZE)

Valencia (ESP)

Villarreal (ESP)

Zenit (RUS)

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ ​ Zjarr në një banesë në Lazarat

VIDEO/ ​ Zjarr në një banesë në Lazarat