Lidhur me sindromën Down janë disa fakte të cilat janë karakteristike për të gjithë njerëzit, që mbarin këtë sindromë.
1. Individët me sindromën Down kanë 47 kromozome në vend të 46 kromozomeve që kanë individët pa këtë sindrome. Si ndodh kjo? Ata kanë një kopje shtesë të kromozomit te 21-te.
2. Sindroma Down nuk është një semundje (dhe as diçka që ngjitet). Ajo është një kusht gjenetik (çrregullim kromozomik), i shkaktuar nga prania e një kromozomi shtesë në kromozomin e 21. Faktori gjenetik tek çdo njeri është gjithashtu përcaktues i ngjyrës së flokëve, syve dhe gjatësisë.
3. Quhet sindroma Down, jo Down-et, dhe individët që kanë sindromën Down nuk janë sindroma Down. Sindroma Down nuk përcakton individin, ajo është thjesht një pjesë e asaj çka janë këta individë.
4. Individët nuk kanë sindromën Down “te lehte” ose “te rende”. Aftesia nuk varet nga kushti gjenetik por nga individi. Individet ose e kanë sindromen Down ose nuk e kanë atë.
5. Ndryshe nga perceptimi i krijuar, individët me sindromen Down nuk janë gjithmonë të lumtur. Ata përjetojnë çdo emocion.
6. Fëmijët me sindromen Down kalojnë në të njëjtat stade zhvillimi si fëmijet që nuk e kanë këtë sindrome. Ku qëndron ndryshimi mes tyre? Krahasuar me bashkemoshatarët e tyre, fëmijeve me sindromen Down i nevojitet më shumë kohë dhe punë e asistuar nga familja dhe profesionistët e shërbimeve terapeutike, për të arritur gurët kilometrike të zhvillimit, si psh., rrotullimin, të qëndruarin ulur, zvarritjen, të ecurit, të folurit etj.
7. Ndonëse ka disa tipare fizike karakteristike tek individët me sindromen Down, këta individë ngjasojnë me shumë me familjaret e tyre sesa me njëri-tjetrin.
8. Tiparet e fytyrës së një individi nuk percaktojnë aftesinë kognitive të tij. Vetëm sepse dikush ka disa prej tipareve fizike karakteristike të sindromes Down, nuk do të thotë qe ka nivel inteligjence më të ulët. Gjithashtu dhe sepse dikush ka tipare fizike të sindromes Down pak më të dallueshme, nuk do te thote që inteligjenca e tyre është më e larte.
9. Do të merrni ate çka prisni dhe nuk do të zhgenjeheni! Thjesht sepse një femije ka sindromen Down, kjo nuk do të thotë që ata nuk jane të aftë të sillen mire ose te ndjekin udhëzimet. Fëmijët me sindromen Down janë të zgjuar. Atyre ju duhen disa minuta për të kuptuar pritshmerite (apo komandat) për të reaguar apo përgjigjur.
10. Janë tre lloje të sindromes Down.1. “Trizomia 21 e pashkëputur” është më e hasura. Të gjitha qelizat kanë një kromozom shtesë . 2. Sindroma Down e formës “Translokacion”, ndodh kur një pjesë kromozomit 21 bashkengjtitet (translokohet) në kromozomet e tjera. Fëmijët me sindromen Down të formës translokacion kanë zakonisht dy kopje të kromozomit 21, por ata gjithashtu kanë material shtesë nga kromozomi 21 i bashkengjitur kromozomit të translokuar. 3. Sindroma Down e formes Mozaik, ndodh kur vetem disa qeliza kanë një kromozom shtesë por qelizat e tjera në trup janëme 46 kromozome.
11. Të gjithe individët me sindromen Down përjetojnë një vonesë kognitive, por efekti është zakonisht i lehte deri në të moderuar dhe nuk është tregues i shumë pikave të forta dhe talenteve që mund të ketë secili individ me sindromen Down. (National Down Syndrome Society).
12. Jo tëgjithë fëmijët/ individet me sindromën Down janë njësoj. Të njohësh dikë me sindromën Down, nuk do të thotë që të gjithë individët me sindromen Down janë të njëjtë. Ne jemi të gjithë individë, pavaresisht sa kromozome kemi.
13. Fëmijet më të medhenj në moshë dhe të rriturit me sindromen Down janë të ndërgjegjshem që kanë sindromën Down.
14. Të rriturit me sindromen Down nuk janë të destinuar për të qënë “fëmijë përjete”, por te rritur që kane kete sindrome.
15. Femijet me sindromen Down performojne me mire ne nje mjedis mesimor gjitheperfshires dhe shoket e shoqet e tyre te kopshtit/shkolles performojne me mire kur mesojne per diversitetin, dashamiresine dhe miqesine ne moshe te hershme. Ne klasat gjitheperfshirese mesojne dhe perfitojne te gjithe femijet.
16. Individet me sindromen Down kontribuojnë ne familjet e tyre, në shkolla, në ambiente pune me koleget e tyre dhe në shoqëri.
17. Vëllezerit dhe motrat e individeve me sindromen Down nuk ndikohen negativisht nga prezenca e tyre në familje, madje ndodh e kunderta. Pjesa më e madhe raportojnë qe marredhenia e tyre është një ndër dhuratat më të mëdha në jetët e tyre.
18. Shumë të rritur më sindromen Down ndjekin kolegjet, kanë një punë ose martohen.
19. Individët nuk “vuajne” nga sindroma Down (as fizikisht per shkak te sindromes). Në një studim të kryer nga Brian Stotko, 99% e të rriturve me sindromen Down raportojnë që janë të lumtur me jetët e tyre.
20. Në studimin e Brian Stotko, vetëm 5% e prindërve pohuan së ndihen ne siklet për faktin që femija i tyre ka sindromën Down.
Marrë nga//ATSH
Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com