Ecuria e Shqipëria në eleminatoret e kampionatit botëror Brazil 2014 ka habitur cdokënd që e ndjek futbollin. Të gjithë shtrojnë pyetjen se kush është çelsi i suksesit që e ngriti Shqipërinë në një kohë shumë të shkurtër në vendin e 43 në renditjen e FIFA-s, por edhe të dytën në grupin E.

4 janë faktorët e kanë sjellë suksesin e shumë pritur për kombëtaren kuqezi. E para Shqipëria ishte me fat në hedhjen e shortit, pasi u pozicionua në një grup që kishte ekipe të një niveli të njëjtë, përvec Norvegjisë që në fillim u mendua si më e forta e grupit, por më pas doli e kundërta.

Faktori i dytë ishte pa dyshim trajneri Gianni De Biasi me një eksperiencë të gjatë, pasi kishte drejtuar më parë disa ekipe me emër si Torino, Udinese dhe Levante duke qenë një gur themeli në suksesin kuqezi. Me ardhjen e tij De Biasi nuk bëri të njëjtin gabim si paraardhësit e tij, por u vendos në lëvizje për të mbledhur të gjithë futbollistët me origjinë shqiptare.

Pas Etrit Berishës dhe  Mavrajt, radhën e kishin edhe e kanë për t’ju bashkuar kombëtares shumë kosovarë të tjerë. Faktori i katërt që ka rezultuar i suksesshëm kanë qenë skemat e De Biasit që kanë rezultuar të suksesshme deri tani.

Nga dëshira, por ndonjë herë edhe nga halli, italiani është detyruar të ndryshojë disa herë skemat në fushë. Eksperienca si një takticien i zoti nuk e ka lënë në baltë duke treguar që është një Italian i vërtetë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
 
Rdaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)