Këshilli i Ministrave ka vendosur aplikimin e kalimit me pagesë në 9 rrugë kyçe të Shqipërisë, që do të thotë se asnjë drejtues mjeti nuk do mund të kalojë në këto akse pa paguar tarifën përkatëse.
Drafti për përcaktimin e tarifave është hartuar nga Banka Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim, me kërkesë të Qeverisë, dhe parashikon taksimin e 9 kategorish automjetesh.
 
Drafti rekomandon që norma bazë e taksës së kalimit në rrugë për veturat të variojnë nga 0,5 cent deri në 3,5 cent për kilometër, kurse për motoçikletat 0,5 cent për kilometër.
 
Ndërkohë që kamionët e mëdhenj me më shumë se 7 akse do të paguajnë 5 cent për kilometër.
 
Në këtë mënyrë, kosto për vetura mund të shkojë deri 3.5 euro për 100 kilometra.

Në draft përcaktohen dhe akset që do të tarifohen, ku për zbatim të menjëhershëm rekomandohet Tiranë - Durrës, Milot - Morinë, Tiranë - Elbasan dhe Rruga e Arbrit, që ende s’ka përfunduar. Ndërkohë që janë parashikuar dy opsione për mënyrën e tarifimit.

Në draft sugjerohet që të tarifohen 9 rrugë, ku për zbatim të menjëhershëm rekomandohet Tiranë -Durrës, Milot  -Morinë, Tiranë - Elbasan dhe Rruga e Arbrit, që ende s’ka përfunduar.
 
Hartuesit e draftit paraqesin dy opsione për mënyrën e implementimit të sistemit të tarifimit.
 
I pari është sistemi i mbyllur, ku sheshet e pagesave do instalohen në çdo hyrje dhe dalje të autostradës. Ndërsa opsioni i dytë parashikon krijimin e shesheve tarifore në intervale përgjatë shtrirjes kryesore të autostradës.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)