SHKODER - Nënkomisari Simon Gjeta, tashmë dëshmor i Kombit, dha jetën në krye të detyrës në frontin e betejës për të arrestuar autorin e një plagosjeje në fshatin Obot të Ri të Shkodrës i cili për 12 orë qëlloi me breshëri ndaj policisë deri në momentin e fundit kur u qëllua për vdekje nga RENEA.
 
Por si nisi “lufta” kundër policisë që i mori jetën kreut të FNSH-së së Shkodrës?
 

Report TV sjell të gjithë dinamikën e ngjarjes.
 
Në orën 18.40 minuta policia e Shkodrës u njoftua se në fshatin Obot i Ri, Ruzhdi Arishta kishte plagosur me armë zjarri 21-vjeçarin, Besar Sherbela, kushëririn e tij.

Pas sinjalizimit,  nën drejtimin e nënkomisar Simon Gjetës, forca të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, së bashku me efektivët e komisariatit u nisën drejt Obotit.

Me të mbërritur në fshat, uniformat blu rrethuan banesën ku Arishta jetonte i vetëm dhe i kanë bërë thirrje autorit të plagosjes të dorëzohet.