Ja aktivitetet festive në pritje të
vizitës së Papës në Shqipëri

Ja aktivitetet festive në pritje të<br />vizitës së Papës në Shqipëri
TIRANE- Vizita e Papa Franceskut në Shqipëri do të pritet me një sërë aktivitetesh jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit. Aktivitetet kulturore do të nisin nga data 16 deri më 20 shtator, kryesisht ekspozita, koncerte, filma e dokumentarë të shfaqur falas. Ministria e Kulturës ka bërë publike detajet jo vetëm të dekorit me rastin e vizitës së Papës, por edhe të gjithë aktiviteteve kulturore.
 
Kështu në 16 shtator në Tiranë në ambientet e Bibliotekës Kombëtare do të shfaqet ekspozita “Katolicizëm dhe Kulturë”. Ndërsa në qytetin e Durrësit do të mbahet një koncert dhe recitime të materialeve poetike nga autorë me profil religjioz. Aktivitetet kulturore ndërkaq, do të vijojnë edhe në 17 shtator në Tiranë dhe Lezhë, ku ndër të tjera për publikun do të shfaqen filma të zgjedhur nga Dokufest.
 
Në 18 shtator, aktivitete kulturore do të zhvillohen edhe në qytetin e Shkodrës me koncert dhe recitime.
Ndërsa në Tiranë do të shfaqet një dokumentar mbi vizitën e Papa Gjon Palit II dhe Nënë Terezës në Shqipëri, në ‘92.
 
““Waiting for the Pope”do të jenë koncert dhe lexime/recitime të materialeve poetike nga autorë me profil religjioz, organizuar nga TKOB dhe TK që do të komunikojnë me publikun në disa qytete të Shqipërisë si Katedralja “Shën Luçia” – Durrës; Katedralja “Shën Pali”- Tiranë; Katedralja “Shën Shtjefnit” -Shkodër. Aktivitete të tjera do të jenë: Ekspozitë e piktorit Lin DELIJA "Historia e tij është takimi i Artit me Kishën" në GKA, Vox Baroque, Mbrëmje poetike me poezi të De Radës dhe me muzikë arbëreshe në TKE “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, shfaqje dokumentarësh me temë besimin fetar nga AQSHF-ja, program filmash të përzgjedhur nga Doku Fest si shfaqja e produksioneve të tri filmave religjiozë, ekspozita “Katolicizëm dhe kulturë”, organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, e cila synon të hedhë dritë mbi një nga faktorët më të rëndësishëm të ngjizjes europianiste të kulturës sonë kombëtare: kontributi i personaliteteve dhe i formantes kulturore katolike brendashkruar asaj kombëtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
 
Edhe datat 19 dhe 20 shtator të shoqërohen me aktivitete në Rubik dhe në Tiranë, me mbrëmje poetike, shfaqje të dokumentarëve, si dhe të filmave nga Dokufest.
 
Kështu, në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri dhe për të risjellë në vëmendje të publikut shqiptar figurën e Abat Preng Doçit, Ministria e Kulturës organizon në qytetin e Rubikut tryezën e rrumbullakët “Abat Preng Doçi – Rilindas i madh, misionar i dijes dhe kulturës kombëtare”.
 
“Abat Preng Doçi është një ndër personalitetet me te rëndësishme te Rilindjes dhe i fillimit të shek. XX në historinë e Shqipërisë, i cili ka luajtur një rol madhor në disa nga momentet më vendimtare të zhvillimeve politike e kulturore, e posaçërisht të gjuhës e letërsisë shqipe, bashkëpunëtor i De Radës dhe Kamardës, ai njihet si mendimtar, poet, publicist, veprimtar politik e kulturor, themelues i shoqërisë kulturore “Bashkimi” dhe Komisisë Letrare nga e cila trashëgojmë alfabetin latin të shqipes. Ekspozita e klerit dhe bashkëjetesës fetare, titulluar “BESIM”, me kuratorë artistët Edi Hila dhe Zef Paci, e cila do të realizohet në bashkëpunim me komunitetet fetare në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ministrisë lidhur me aktivitetet kulturore të organizuara me rastin e vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri.

Ja aktivitetet kulturore:
aktivitetet kulturore
aktivitetet kulturore
aktivitetet kulturore
aktivitetet kulturore

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri