Ja aplikacioni që shmang takimin
rastësor me ish të dashurën

Jeni ndarë nga e dashura apo i dashuri dhe nuk dëshironi të përballeni me të në rrugë? Një aplikacion i ri për smartphone ju mundëson këtë gjë.

Aplikacioni i quajtur 'Split' ju ndihmon për të shmangur njerëzit që ju i kategorizoni në listën e personave të padëshirueshëm. Aplikacioni funksionon nëpërmjet GPS dhe ju jep një alarm kur personat e padëshiruar ndodhen pranë jush.

Gjithashtu ky program i ri sugjeron edhe një rrugë emergjence për të shmangur përballjen me personat që ju nuk doni të takoni. 'Split' përdor faqet e mediave sociale, si Facebook, Twitter dhe Instagram për të identifikuar personat që dëshironi të shmangni.

Një nga themeluesit e apliakcionit tha: "Ideja lindi kur një natë u takova rastësisht me ish të dashurën time në një lokal.

Pasi qëndrova disa çaste, u largova bashkë me miqtë e mi dhe shkuam në një lokal tjetër, ku dhe aty u përballa me një tjetër ish të dashur. Të gjithë kemi në jetën tonë persona që nuk dëshirojmë t'i takojmë rastësisht".


(v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas