Ja argumentet e Prokurorisë
në Gjykatë kundër Arben Frroku

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda duhet të ndryshohet përsa i përket deklarimit të pafajshëm të të pandehurit Arben Frroku për kryerjen e veprave penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuara”, në bashkëpunim, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 79/c, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal, pasi ky vendim mendojmë se nuk është i arsyetuar drejtë dhe vjen si rezultat i një ç`muarje, analize dhe interpetimi të njëanshëm dhe me mungesë objektiviteti të provave të cilat i janë nënshtruar shqyrtimit gjyqësor.

Gjykata në mungesë të një transparence, jashtë seancës gjyqësore ka arritur në konkluzione të cilat do të duhej të diskutoheshin gjatë debatit gjyqësor, mbi kërkesën e palëve apo dhe kryesisht, lidhur me këqyrjen e CD-ve që lidhen me pamjet e vendit të ngjarjes dhe rrugëve rreth saj.

Gjithashtu, në këtë gjykim nga ana e gjykatës është refuzuar që të merren prova mbi kërkesën tonë, prova të cilat lidheshin me dëshmitarin e mbrojtur Arben Ndoka dhe që kishin të bënim mbi kërcënimet që i bëheshin familjes së tij, para dhënies së dëshmisë në gjykatë apo dhe me dekonspirimin e identiteteve të tij të bëra prezent nga i pandehuri në një intervistë për mediat.

Në konkluzionet përfundimtare të datës 18.03.2015, renditëm provat të cilat në harmoni me njëra-tjetrën, provonin më së miri tej çdo dyshimi kryerjen e veprave penale për të cilat akuzohej i pandehuri Arben Frroku.
 
Së pari, identifikuam motivin i cili ka shërbyer për të pandehurin në kryerjen e vrasjes me armë të viktimës.
Së dyti, provuam mekanizimin e kryerjes së kësaj vrasje, si numrin e personave, mjetet e përdorura, intinerarin e ndjekur prej tyre, etj.
Së treti, provuam praninë e të pandehurit në vendin e ngjarjes, e konkretisht në rolin e ekzekutorit.
Së katërti, rrëzuam alibinë e tij lidhur me qëllimin e vajtjes së tij të menjëhershme në Greqi natën e ngjarjes.
Së pesti, provuam mundësinë e largimit nga vendi i ngjarjes pas krimit deri në momentin e kalimit të tij në pikën e kalimit kufitarë Kapshticë-Korçë.
 
Gjykata në pjesën arsyetuese të vendimit është ndalur kryesisht, duke ç`vlerësuar provat e paraqitura nga ana jonë, e duke marrë në konsideratë e çmuar, si dhe duke i dhënë vlerë të paracaktuar provave të paraqitura nga ana mbrojtjes, të cilave nuk ju ka bërë të njëjtën analizë të hollësishtme në kuptimin e vërtetësisë së tyre, pra duke përdorur një standart ndryshe.
 
Sipas arsyetimit të gjykatës, provohet se i pandehuri Arben Frroku natën e kryerjes së krimit, e pikërisht nga ora 17:30 deri në orën 21:27 ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, tip “Mercedes Benz GL”, me targa AA 008 DC nga kompania e tij “AML Grup” në zonën e Misto Mames këtu në Tiranë, deri në pikën e kalimit kufitar Kapshticë, Korçë. Arsyeja e largimit drejt Greqisë e të pandehurit pasditen e datës 24.02.2013 sipas gjykatës, ishte për t`u interesuar të nesërmen më datë 25.02.2013 rreth kushëririt të tij Sokol Frroku, i cili gjendej me leje të përkohshme nga Institucioni i Ekezekutimit të Vendimeve Penale, ku po vuante një dënim penal për një krim në fushën e narkotikëve. Gjatë itinerarit të lëvizjes nga Tirana në Kapshticë, i pandehuri po sipas gjykatës, ka përdorur për të komunikuar numrat e tij celularë 0692053021 dhe 0694002554. Me këta numra celularë gjatë segmentit rrugor Tiranë-Kapshticë, ka komunikuar me dëshmitarët Arnisa Guri, Korado Deda, Gjon Gjoni, Gëzim Deda dhe Mark Frroku.

- Gjykata për të provuar arsyen e largimit të të pandehurit Arben Frroku nga Tirana në drejtim të Selanikut pasditen e datës 24.02.2013 u mbështet tek dëshmitë e familjarëve dhe shokëve të të pandehurit siç janë dëshmitarët Mark Frroku, Besnik Toma, etj., si dhe nga deklarimet e bëra nga vetë i pandehuri Arben Frroku në hetimet paraprake, të cilat u lexuan pasi kundërshtoi të pyetej dhe u administruan gjatë gjykimit, sipas neneve 370/2 e 371 të Kodit të Procedurës Penale.

Por, ndryshe nga ç`farë thuhet në vendimin e gjykatës, shpjegimet e të pandehurit Arben Frroku dhe familjarëve dhe shokëve të tij kanë ndryshuar gjatë hetimit dhe gjykimit të kësaj çështje lidhur me arsyjen e vajtjes së tij në Greqi.

Këto dëshmi janë parë në mënyrë të njëanshme nga gjykata duke mos marrë në konsideratë ndryshimet në këto deklarime të cilat janë marrë në seancë gjyqësore.
 
Fillimisht, të pyetur menjëherë pas ngjarjes me datë 24.02.2013, si i vëllai i tij dëshmitari Mark Frroku dhe familjarët e tjerë të tij, nuk kishin informacion lidhur me të pandehurin Arben Frroku.

Të nesërmen më datë 25.02.2013 e në vijim, të pyetur mbi largimin e të pandehurit Arben Frroku në drejtim të Greqisë, ata shpreheshin në deklarimet e tyre se kishte shkuar atje, pasi më datë 25.02.2013, kishte një gjyq kushëriri i tij Sokol Frroku i arrestuar nga policia Greke.

Në vijim, gjatë gjykimit shpreheshin se arsyeja e vajtjes në Greqi ishte takimi me një avokat për interesa të kushëririt të tij Sokol Frroku. Për këtë, po ndalemi tek spjegimet e dy prej dëshmitarëve, për të provuar se si ato kanë ndryshuar nga hetimi në gjykim, e konkretisht të dëshmitarëve Mark Frroku e B.T.

Në deklarimin e bërë para Prokurorit, më datë 24.02.2013, dëshmitari Mark Frroku ndër të tjera deklaron se: “...Sot më datë 24.02.2013 unë dhe Arbeni kemi qënë në Laç për të parë ndeshjen midis Kamzës dhe Tërbunit, pasi unë dhe Arbeni jemi aksionerë të ekipit të Tërbunit. Unë kam ikur në Laç me makinën time së bashku me djalin e dajës Jak Jaku dhe djalin e tezes Besnik Toma. Arbeni ishte me makinën e tij bashkë me Vlash Gjonin, nipin Leon Gjoni. Gjatë ndeshjes kemi qënë bashkë në tribunë. Edhe pas ndeshjes jemi kthyer për Tiranë sejcili në makinën e vet. Deri tek dogana në të hyrë të Tiranës kemi qënë njëri pas tjetrit, pastaj se kam parë më. Unë kam shkuar tek rruga e Durrësit në zyrat e Partisë Krisjan Demokrate, pasi jam Sekretarë i Përgjthshëm i kësaj partie, ndërsa për Arbenin nuk di të them se ku ka shkuar. Nuk më kujtohet saktë, kur kam arritur tek zyrat e partisë apo kur kam dalë nga zyrat e partisë kam marrë në telefon Arbenin dhe kam biseduar me të për punë pune, nuk e kam pyetur se ku ishte. Veç këtij komunikimi nuk kam patur komunikim tjetër vetëm kur ka ardhur policia në shtëpi rreth orës 20;30. E kam marrë në telefon Arbenin dhe e kam pyetur se ku ishte. Ai më tha se ishte në Korçë me Jak Jakun dhe do të shkonte në Selanik për t`u takuar me djalin e xhaxhait i cili kishte marrë disa ditë leje për të dalë nga burgu. I komunikova që e kërkonte policia dhe më tha se do të kthehej në Tiranë. Pas këtij momenti nuk kam komunikuar më me Arbenin...”. Këto deklarime janë përdorur për kundërshtime të dëshmisë së dëshmitarit Mark Frroku gjatë gjykimit sipas nenit 362 të K.Pr.Penale dhe bazuar në nenin 371 të K.Pr.Penale janë bërë pjesë e fashikullit të gjykimit. Pra, na rezulton se vëllai i të pandehurit Arben Frroku, dëshmitari Mark Frroku, natën e ngjarjes më datë 24.02.2013, rreth orës 22;00 kur është pyetur para prokurorit, nuk dinte se ku ishte vëllai i tij mbazditen e datës 24.02.2013 dhe vetëm nga biseda telefonike rreth orës 20;30 e kishte mësuar se i pandehuri po shkonte në Greqi, për të takuar kushëririn. Por, në gjykim ky dëshmitarë lidhur për këtë moment më datë 23.04.2014 shprehet se; .. Mbasi kemi parë ndeshjen jemi nisur secili me makinën e vet. Unë me makinën time dhe Beni me makinën e vet. Kemi pasur edhe disa makina të tjera, shokë tonë dhe njerëz tonë me vehte dhe tek rreth rrotullimi i doganës jemi ndarë. Unë kam ardhur tek biznesi tek rruga e Durrësit në hyrje të ambasadave, ndërsa Beni ka shkuar tek biznesi jonë në Misto Mame. Unë e kam dit që Beni, jo vetëm unë, por gjithë familja, shokët e miqtë tanë që Beni do shkonte në Greqi në lidhje me një çështje të kushëririt tonë që kishte të hapur në Greqi..” . Po ti referohemi deklarimit të bërë nga i pandehuri Arben Frroku me datë 13.12.2013, rezulton se dëshmitari Jak Jaku ishte shoferi i dëshmtarit Mark Frroku dhe meqënëse shoferi i Arbenit, shtetasi Vlash Gjoni nuk ishte mirë nga ana shëndetësore, mori shoferin e Markut, dëshmitarin Jak Jaku. Pra dëshmitari Mark rezulton se nuk ka ditur asgjë mbi lëvizjet e vëllait të tij, shoferit të tij e kështu me rradhë.

Gjykata nuk e ka vlerësuar siç duhet këtë dëshmi, pasi ajo do të duhej të ç`mohej së bashku edhe me deklarimet e dhëna prej tij në fazën e hetimeve paraprake, pasi kemi qëndrime të kundërta për fakte të njëjta, ç`ka provon argumentin tonë se qëndrimet e familjarëve dhe lidhjeve shoqërore të të pandehurit Arben Frroku të pyetur gjatë gjykimit, kanë ndryshuar nga njëra fazë në tjetrën për të mbështetur alibinë e tij. Kjo provon qartësisht se nuk janë dëshmitarë të besueshëm dhe mbështetja e arsyetimit të gjykatës te këta dëshmitarë nuk është korrekte.
 
Po në këtë drejtim vjen dhe dëshmia e shtetasit Besnik Toma i cili është kushëriri i të pandehurit Arben Frroku. Ky dëshmitarë ka qëndruar si shofer i dëshmitarit Mark Frroku, gjatë gjithë ditës më datë 24.02.2013. Dëshmitari Besnik Toma, i pyetur gjatë gjykimit shprehet se ishte në dijeni që i pandehuri Arben Frroku do të ikte në drejtim të Greqisë pasditen e datës 24.02.2013 së bashku me dëshmitarin Jak Jaku për faktin se kishte një gjyq kushëriri i tij Sokol Frroku në Selanik.

Por në fakt, gjatë pyetjes së këtij shtetasi në fazën e hetimeve paraprake, e konkretisht natën e ngjarjes më datë 24.02.2013 rezultoi se ai nuk kishte asnjë dijeni për ikjen në drejtim të Greqisë të të pandehurit, duke mos e deklaruar një fakt të tillë. Këto deklarime janë përdorur për kundërshtime të dëshmisë së dhënë prej tij në gjykatë sipas nenit 362 të K.Pr.Penale dhe në bazë të nenit 371 të K.Pr.Penale janë bërë pjesë e fashikullit të gjykimit. 
 
Por ajo ç`farë ne konstatojmë në arsyetimin e vendimit të gjykatës është fakti se deklarimet e bëra në fazën e hetimeve paraprake nga dëshmitarët Mark Frroku dhe Besnik Toma si dhe nga dëshmitarë të tjerë që mbrojnë argumentat e të pandehurit edhe pse citohen në vendim se janë përdorur për kundërshtime të dëshmisë së tyre sipas nenit 362 të K.Pr.Penale, nuk përshkruhen dhe nuk analizohen për kundërshtitë thelbësore midis dy qëndrimeve të tyre. E në vijim, merren si të mirëqena thëniet në gjykatë dhe vendosen në themel të arsyetimit, në kuptim të alibisë së provuar, se i pandehuri po lëvizte në drejtim të Greqisë, natën e ngjarjes sipas një plani të paracaktuar për të cilën ishin në dijeni të gjithë familjarët dhe shokët e tij.
 
Një standart vlerësimi ndryshe të provave mban gjykata lidhur me dëshmitë e dëshimtarëve Esmeralda dhe Anila Lamaj, ku jo vetëm në citimin e dëshmisë së tyre nuk jepen të plota qëndrimet që ato kanë mbajtur para gjykatës rreth raporteve të viktimës me të pandehurin të dhënave se ky i fundit e ka kërcënuar para ngjarjes, por gjen vend kundërshtimi i dëshmisë së tyre me deklarimet e dhëna në fazen e hetimeve paraprake, të kërkuar nga mbrojtja dhe të pranuara dhe të administruara nga gjykata, sipas kërkesave të neneve 362 e 371 të K.Pr.Penale.

Gjykata po në këtë kuadër, nuk ka çmuar dhe vlerësuar si duhet edhe disa prova të tjera të sjella nga ana jonë gjatë gjykimit dhe të cituara në konkluzionet përfundimtare, të cilat rrëzojnë alibinë e të pandehurit mbi arsyen e ikjes së tij në Greqi, e konkretisht;

a. Biseda telefonike e përgjuar, e cila është zhvilluar më datë 25.02.2013 në orën 00:00:07 midis të pandehurit Arben Frroku (i cili kishte shkuar ne Selanik pas vrasjes) me numrin celular 00306973173278 që përdorej nga dëshmitari Sokol Frroku në Greqi dhe bashkëjetueses së tij, dëshmitares Artenisa Guri me numër telefoni 0696006069, ku në bisedë e sipër i pandehuri i thotë se:  “neser ka nji gjyq kushëriri im, neser ishalla i prehet bo, për tjerat so tu plas k…, ato derrat vazhdojnë punën e vet”. Pra i pandehuri i ka dhënë “vijën e sjelljes” bashkëjetueses Artenisa, e cila kur është pyetur në ditët në vijim këtë arsyetim ka shprehur para Of.Pol.Gjyqësore.
b. Letërporosia e ardhur prej autoriteteve gjyqësore Greke, më datë 18.07.2013. Nga kjo letërporosi janë administruar këto akte dhe të dhëna;
- Në seancën e datës 04.04.2013, zhvilluar në gjykatën e Selankut në Greqi, i pandehuri ndër të tjera shprehet se; “… Banoj në Tiranë dhe nëna ime është me origjinë greke. Në Greqi vij shpesh për punë dhe kohët e fundit vij për të vizituar kushëririn tim Sokol Frroku që ndodhet në burg….Nuk kam asnjë lidhje me krimin që më atriubohet. Momentin e krimit isha jashtë Tirane, isha rrugës për të ardhur në Greqi. Kisha një takim të programuar me avokatin e kushëririt tim, këtë e dinte prej kohësh edhe familja ime. Ndjekja ime është politike….unë jam pronar i një skuadre që kishte fituar, bastet kishin shkuar mirë dhe kjo ishte arsyeja se pse isha i gëzuar. Kërkoj që të mos ekstradohem..”.
 
- I pandehuri Arben Frroku, pyetur nga Of.Pol.Gjyqësore më datë 25.02.2013, lidhur me lëndën narkotike të gjetur në dhomën e hotelit së bashku me dy kushërinjët e tij është shprehur se; “…kam 5 vite që jam përdorues jo i rregullt (hera herës) i kokainës dhe herën e fundit e konsumova në orët e para të mëngjesit të datës 25.02.2013…. Sasia e kokanës që ishte në vend të dukshëm dhe që ua dorëzova juve ishte pjesë e mbetur e një sasie të papërcaktuar kokaine që ma ofroi pa para Jak Jaku pak përpara arrestimit, një pjesë të së cilës e kam konsumuar së bashku me Jak Jakun dhe Sokol Frrokun në dhomën e hotelit të sipërpërmendur…”.
- Shtetasi Sokol Frroku nuk kishte asnjë gjyq të planifikuar ditën e hënë datë 25.02.2013, por ai tashmë ishte i dënuar për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe ishte duke vuajtur një dënim penal të dhënë nga gjykatat greke. Ai gjendej me leje të posaçme nga data 19.02.2013 - 25.02.2013, të dhënë nga “Burgu Bujqësor Aasandhra, Greqi”.
- Në intervistën e datës 01.03.2013, dhënë televizionit shqiptar “ABC NEVVS”, e cila e transkriptuar i është bashkëlidhur fashikullit të gjykimit, i pandehuri lidhur me arsyen e vajtjes në Greqi natën e ngjarjes është shprehur se; “kishte shkuar se ishte gjyqi i një kushëririt të tij në Greqi dhe kishte lënë takim me avokatin e tij”. Nga hetimi dhe gjykimi rezultoi se në këtë periudhë kushëriri i tij Sokol Frroku ishte i dënuar, vazhdonte të kryente dënimin për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, nuk kishte asnjë datë gjyqi të planifkuar, por sipas pretendimeve gjatë gjykimit do të diskutohej për mundësinë e bërjes së një kërkese për lirim para kohe me kusht, ç`ka nuk kishte asnjë afat përpilimi i kësaj kërkese që të ishte urgjente shkuarja natën vonë në drejtim të Greqisë. Po ashtu për ata që njohin të drejtën proceduriale penale, bërja e një kërkese për lirim para kohe me kusht nuk është e lidhur me të qënurit me leje të të dënuarit, pasi ajo mund të hartohet nga avokati dhe konfirmohet prej të dënuarit në vendin e vuajtjes së dënimtit të tij, pasi gjatë gjykimit u arsyetua nga i pandehuri se kushëriri ishte me leje dhe të hënën më datë 25.02.2013, i duhej të kthehej në dhomat e burgut., etj.

- Në deklarimet e dhëna nga i pandehuri Arben Frroku më datë 13.12.2013, (gjatë fazës së hetimeve paraprake), të cilat u lexuan dhe u administruan gjatë gjykimit bazuar në nenet 370/2 e 371 të K.Pr.Penale, lidhur me arsyen e shkuarjes në Greqi shprehet se; “...një ditë para ngjarjes dhe konkretisht me datë 23.02.2013 kisha planifikuar te shkoja në Selanik pasi atje kam djalin e axhës, Sokol Frrokun, i cili është duke vuajtur një dënim prej 3 vjetësh dhe kishte dalë me leje dhe po bënim përpjekje për ta liruar me kusht sipas ligjeve greke dhe për shkak të ndeshjes me datë 24.02.2013 e shyra për të shkuar pas ndeshjes...”.

Por, ndryshe nga qëndrimi i dhënë prej tij më datë 01.03.2013 vjen deklarimi i datës 13.12.2013. Gjithashtu, ndryshe nga orientimi që i jep bashkëjetueses Artenisa Guri me telefon natën e ngjarjes nga Greqia, vjen qëndrimi i tij në këtë deklarim, kur mëson se ne jemi njohur me faktin se kushëriri i tij nuk kishte asnjë gjyq më datë 25.02.2013 në Greqi dhe se nuk kishte urgjencë largimi i tij nga Tirana në darkën e datës 24.02.2013.

Për të provuar se gjatë itinerarit të lëvizjes nga Tirana në Kapshticë më datë 24.02.2013, i pandehuri ka përdorur për të komunikuar numrat e tij celularë 069 20 53 021 dhe 069 40 02 554, gjykata u mbështet tek dëshmitë e shtetasve Arnisa Guri, Korado Deda, Gjon Gjoni, Gëzim Deda dhe Mark Frroku. Për këtë, referuar tabulateve telefonike dhe qelizave nga ku është komunikuar si dhe dëshmive të këtyre dëshmitarëve arriti në konkluzionn se i pandehuri ka qenë ai, që ka përdorur numrat celularë të mësipërm gjatë këtij aksi rrugor, duke pamundësuar praninë e tij në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët Arnisa Guri, Korado Deda, Gjon Gjoni dhe Mark Frroku me përjashtim të dëshmitarit Gëzim Deda janë të gjithë lidhje familjare e të pandehurit, e më konkretisht;
- Dëshmitarja Arnisa Guri bashkëjeton me të pandehurin dhe siç u shprehëm më lart, ajo ishte e diktuar nga i pandehuri në qëndrimet që do të mbante në proces.
- Dëshmitari Korado Deda, është punonjës i kompanisë “Xhoi Lloto” ku bashkëpronar i kësaj kompanie është i pandehuri Arben Frroku. Ky dëshmitarë ka pasur kontradikta në dëshminë e tij, e cila është kundërshtuar me deklarimet e dhëna më datë 04.03.2013, në fazën e hetimeve paraprake.

- Dëshmitari Gjon Gjoni, është kushëri i të pandehurit Arben Frroku. Në dëshminë e tij në gjykatë, me datë 17.12.2014, është shprehur për përmbajtjen e biseda që sipas tij ka zhvilluar me të pandehurin Arben Frroku në orët e para të darkës së datës 24.02.2013. Ndër të tjera është shprehur se: “...hera e fundit që kam komunikuar me të, po atë ditë, më ka marrë në telefon rreth orës gjashtë e gjysëm - shtatë, ekzaktësisht nuk më kujtohet, në lidhje me problemin e ritransmetimit të ndeshjes e cila ishte regjistruar nga ana e fotoreporterit, për t`u dhënë në një stacion televiziv i Pukës që quhet TV PUKA. Gjatë kësaj periudhe nga ora gjashtë e gjysëm deri në shtatë, kam komunikuar dy - tre herë me të për të gjetur emrin e atij të televizionit, për të biseduar, për transmetimin e kësaj ndeshje të regjistruar në Laç..”.

Por, një dëshmi e tillë vjen në kundërshtim me dëshminë që bën dëshmitari Beqir Arifi, (kryetari i Bashkisë Pukë), i cili në të njëjtën seancë gjyqësore lidhur me ritransmetimin e ndeshjes shprehet se: “...zakonisht ndeshjet e ekipit Tërbuni i kanë shoqëruar dy gazetarë një Gani Pema dhe një tjetër. Gani Pema duhet të ketë qenë por nuk e them dot 100% nëse ka qenë në atë ndeshje, por di që ai zakonisht i ndjek ndeshjet. Ai është gazetar i Televizionit Shqiptar dhe tek gazeta “Panorama Plus”. Ndeshjet e kategorisë së parë zakonisht nuk transmetohen. Puka ka një televizion, administrator i të cilit është Ramazan Ringa. Ata i japin kronikat në darkë për informacion për ndeshjet por nuk i transmetojnë ndeshjet. Edicioni i lajmeve në këtë televizion jepet në orën shtatë,  nëntë dhe njëmbëdhjetë...”. Po në këtë drejtim, vjen edhe dëshmia e dëshmitarit Viktor Gjoni, që ishte trajner i ekipit Tërbuni, i cili mohon dhënien e ndeshjes ritansmetim, por vetem si kronikë në lajme, etj.
- Dëshmitari Mark Frroku, është vëllai i të pandehurit. Për këtë dëshmitar u ndalëm më sipër, lidhur me ndryshimin e qëndrimeve nga hetimi paraprak në gjykim në raport me arsyen e largimit të të pandehurit Arben Frroku natën e ngjarjes për në Greqi.

- Dëshmitari Gëzim Deda, rezulton pa lidhje familjare me të pandehurin Arben Frroku dhe pa njohje të ngushta shoqërore. Ky dëshmitarë i pyetur gjatë gjykimit më datë 30.04.2014, rezultoi se ai me telefonin e tij celular 068 62 65 090, ka telefonuar në drejtim të numrit celular të të pandehurit Arben Frroku 069 20 53 021 (nga tabulatet rezulton se kjo bisedë është kryer në orën 19;09.20 të datë 24.02.2013) dhe i ka treguar se është vrarë Dritan Lamaj. Por ky dëshmitar u shpreh skeptik nëse ishte zëri i Arbenit në telefon apo i dikujt tjetër, pasi pyetjes së të pandehurit që “Zëri që ke folur në telefon është ky zë që po flas unë tani, apo zë tjetër? ai iu përgjigj;  “... nuk më del i njëjti zë siç kam folur atë ditë në telefon, më doli më i hollë zëri atë ditë në telefon dhe ishte hera e parë që kam folur atë ditë në telefon me Arbenin”. Në fakt gjykata përgjigjen e mësipërme të dëshmitarit e vendos në arsyetimin e saj, si rrjedhojë e pyetjes së drejtuar nga prokurori në seancë, por në fakt vjen e njëjta përgjigje edhe nga pyetja që i bën vetë i pandehuri, gjë e cila pasqyrohet në procesverbalin e seancës gjyqësore të datës 30.04.2014, në fund të pyetjes së tij.
 
I pandehuri Arben Frroku, i pyetur mbi momentin se kur ka ardhur në dijeni të vrasjes së shtetasit Dritan Lamaj, ka dhënë dy përgjigje;
a) Përgjigjia e parë prej tij e dhënë është intervista e datës 01.03.2013, për televizonin “ABC NEVVS” ku shprehet se: “kam qenë në doganë duke dorëzuar pasaportën kur më ka telefonuar vëllai dhe me ka treguar”.

b) Por, kur pyet me cilësinë e personit nën hetim më datë 13.12.2013, në prani të avokatit shprehet se: “Vrasjen e Dritan Lamajt e kam marrë vesh kur kam qënë rrugës për në Kapshticë pa kaluar Korçën, kur vëllai im Marku nga Tirana më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që është vrarë në Tiranë Dritan Lamaj dhe ka ardhur policia në shtëpi dhe të kërkon ty. Unë i thash që po shkoj në Greqi për punë, pasi të mbaroj takimin me avokatin, do kthehem neser dhe e sqaroj se ç`farë kanë. Po ashtu pas telefonatës së vëllait tim, mua më kanë marrë persona të tjerë, të njohurit e mi, të cilët më kanë treguar se ishte vrarë Dritan Lamaj”.
 
Siç rezulton ka shumë diferenca në qëndrimet e tij se kur ka ardhur në dijeni për ngjarjen, pasi po t`i referohemi dëshmisë së dëshmitarit Gëzim Deda, dhënë në gjykatë më datë 30.04.2014, si dhe tabulateve telefonike të marra për numrat celularë në përdorim të të pandehurit Arben Frroku, rezulton se është njoftuar për vrasjen e viktimës Dritan Lamaj në orën 19:09:20 të datës 24.02.2013, kur ishte afër qytetit të Librazhdit dhe jo në Kapshticë në orën 21:27, siç thotë në një herë apo në Korçë siç thotë një herë tjetër.

Dëshmitari Gëzim Deda, në seancën gjyqësore të datës 30.04.2014 ndër të tjera është shprehur se: “...ka qenë ora gjashtë - gjashtë e gjysëm mbasdite. Po shikonim televizor aty jashtë objektit pasi kanë televizor aty jashtë ata të “Vitrinave” tek zyra e sigurimit të vet janë afër aty, dhe dëgjova këtë lajmin në nevvs 24 që ka ndodhur një vrasje dhe thjesht e morra në telefon dhe i thashë që a e dëgjove ç`farë është bërë? Ç`farë është bërë më tha, se nuk jam në shtëpi. Morra vesh që ishte vrarë Dritan Lamaj, të cilin e njihja vetëm me anë të televizorit që ishte shef i komisariatit nr. 6. Thjesht telefonova Arbenin dhe i thashë që paskan vrarë shefin e komisariatit. Unë nuk di gjë më tha se s`jam në shtëpi, jam jashtë, nuk di gjë, vetëm kur të shikoj lajmet...”.

Bazuar në një deklarim të tillë, nëse i pandehuri ka pasur telefonat me vete në këtë orë, përse nuk duhet të mbante mend njoftimin që i paska bërë në orën 19:09:00 të datës 24.02.2013, dëshmitari Gëzim Deda, lidhur vrasjen e kundërshtarit të tij dhe personit që e kishte rrahur dhe keqtrajtuar publikisht siç ai pretendon se ka vepruar viktima Dritan Lamaj ndaj tij dhe familjes. Përse nuk i bëri përshtypje kjo ngjarje, nuk komunikoi që nga ky moment me familjarë të tij për këtë problem apo me persona me të cilët kishte bërë protesta publike kundër tij, siç janë pronarët e hotel “Rolandit” me mbiemrin Marini apo drejtuesit e Universitetit “Vitrina”. Përse nuk ndaloi në një lokal të njihej me lajmin mbi vrasjen e Dritan Lamajt, të fiksohej nga ndonjë kamer sigurie lokali se gjendej jashtë Tirane në ato momente, etj.
 
-Edhe dëshmia e dëshmitarit Jak Jaku bërë në gjykatë me datë 17.12.2014, nuk hodhi dritë për këto momente, pasi lidhur me ardhjen në dijeni të tij mbi vrasjen e viktimës Dritan Lamaj ai shpreht se: “...E kena marrë vesh gjatë kohës që ishim në udhëtim, pa hyrë në Pogradec. E mora vesh nga vëllai i Arbenit, që quhet Mark Frroku, i cili mori në telefon. Me Markun komunikoi Arbeni dhe morëm vesh që ishte vra. Ai mori në telefon, kthehu mbrapsht se ka ardhur policia. Këtë gjë ma tha Beni. Policia kishte shkuar tek shtëpia e Arbenit dhe po kërkonin Arbenin. Arbeni i`u përgjigj se jam duke shkuar në Greqi, sa të mbaroj këtë punë se e kam me urgjencë për punën e djalit të haxhës së vet, se do takohej me avokatin dhe do kthehem, të nesërmen në mëngjes jam në Tiranë dhe vi e paraqitem direkt aty…”. Pra ky dëshmitar mbështet deklarimet e të pandehurit Arben Frroku për kohën e ardhjes në dijeni të vrasjes, por sërish nuk jep përgjigje mbi komunikimin e kryer me telefon nga dëshmitari Gëzim Deda me numrin e telefonit që figuron se i përket të pandehurit Arben Frroku, duke provuar sërisht se nuk ka qënë i pandehuri që ka komunikuar me telefonin e tij në orën 19:09:00.
 
Të gjitha këto argumente si dhe shpjegimet e mësipërme, krijojnë bindje të plotë se i pandehuri Arben Frroku nuk mbante në këtë orar telefonat e tij celularë, por këta telefona gjendeshin në autoveturën që drejtohej nga dëshmitari Jak Jaku nën shoqërinë e ndonjë shtetasi tjetër, që hetimi nuk e  identifikoi.
 
Mendojmë se gjykata nuk ka vlerësuar me objektivitet këto prova, e për rrjedhojë ka dalë në konkluzione të gabuara lidhur me faktin se i pandehuri ishte rrugës kur ndodh ngjarja dhe ka komunikuar me telefonat e tij.

Disa kundërshtime lidhur me konkluzionet e arritura nga gjykata lidhur me tabulatet e shtetasit Jak Jaku për numrin e telefonit 069 60 03 461, si dhe ato të të pandehurit Arben Frroku me numra telefonit 069 20 53 021 dhe 069 40 02 554.
 
Analiza që gjykata i bën këtyre tabulateve bëhet në premisën që shtetasi Jak Jakuu ka qenë i vetëm duke drejtuar ketë mjet, por që asnjëherë nga ana e akuzës nuk është përmendur dhe aq më tepër të jetë e provuar se në mjetin me targa AA 008 DC, ka qenë vetëm shtetasi Jak Jaku dhe për pasojë ky shtetas nuk mund të flasë njëkohësisht në dy aparatë telefonikë celularë.

Ajo që sipas akuzës është vlerësuar si e mundshme është fakti se i pandehuri Arben Frroku pas realizmit të veprës penale, me një tjetër mjet i është bashkuar mjetit me Mercedez Benz me targa AA 008 DC, por në asnjë rast nuk kemi argumentuar se në mjetin me targa AA 008 DC ka qenë person i vetëm shtetasi Jak Jaku. Është e natyrshme se në mjet mund të kenë qenë edhe dy persona, pasi nga mënyra e kryerjes së këtij krimi kemi dyshime të bazuara në prova se i pandehuri ka bashkëpunuar me disa persona të tjerë, me role e kontribute të ndryshme në realizimin e qëllimit të tij kriminal.
 
-Lidhur me analizën e pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë të sekuestruara tek subjektet “lokali Old House”, “banesa e shtetasit Saimir Demirxhiu” dhe ”marketi Xhoi & Rozi” ose i njohur ndryshe si “supermarketi Korçari” të cilat gjenden në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Dervishi” me rrugën “Petro Korçari” dhe në rrugën “Ibrahim Dervishi”, të cilat janë në themelin e argumentimit të vendimit të gjykatës, konstatojmë se gjykata i ka parë, këqyrur, dhe interpertuar në mënyrë të njëanshme duke i lejuar vetes të dalë në konkluzione të gabuara rreth vendodhjes së dëshmitarëve të mbrojtuar Arben dhe Liza Ndoka. Për këtë moment evidentojmë këto probleme;
Së pari, analiza që gjykata i bën pamjeve filmike që kanë mbuluar vendin e ngjarjes, e kryesisht që lidhen me pamjet që sigurohen nga kamerat e “banesë së shtetasit Saimir Demirxhiu” dhe ”marketit Xhoi & Rozi”, bazohet në procesverbalet e këqyrjes së këtyre pamjeve të kryera në fazën e hetimeve paraprake, të datës 25.02.2013. Sipas këtyre procesverbaleve nuk jepen këto të dhëna që gjykata ka cituar në vendim. Për këtë, po citojmë përshkrimin që Of.Pol.Gjyqësore Ilirjan Burhanaj në procesverbalin e këqyrjes së datës 25.02.2013, që ka bërë për pamjet e siguruara nga kamera e “banesë së shtetasit Saimir Demirxhiu”, i cili në faqen 2 të këtij proçesverbali citon se: “...Gjatë kqyrjes së pamjeve filmike fiksohet si pamje me interes për hetimin periudha nga ora 19:34:12 deri në orën 19:34:15. Në momentin e parë në ekran shfaqet rruga e zbrazët në krahun e djathtë të ekranit vihen re dy autovetura njëra me ngjyrë gri të errët dhe tjetra me ngjyrë të zezë të parkuara si dhe një femër e cila është me trup mesatar, me flokë të gjata, me një çantë me ngjyrë të çelet të hedhur kryq, pantollona me ngjyrë të çelët dhe me gjup me ngjyrë të errët e cila afrohet tek hyrja e një dyqani. Në pamjen filmike në orën 19:34:13 në ekran shfaqet pjesa anësore nga krahu i shoferit si dhe pjesa e prapme e një autoveture me ngjyrë gri, me drita të ndeziar e cila është duke ecur me shpjetësi.”. Kjo këqyrje shoqërohet me një fotografi të rrezes që kamera arrin të mbulojë nga pozicioni që është vendosur. Vetëm sa sipër cituam, ka përshkruar Of.Pol.Gjyqësore, ndërsa gjykata në vendimin e saj vijon me pamje të tjera duke iu referuar këtij procesverbali, por në të vërtetë nuk gjenden në këtë procesverbal. Po ashtu, e njëjta gjë vlen edhe për pamjet filmike të siguruara nga kamera e marketit “Xhoi & Rozi”.
 
Po t`i referohemi proçesverbalit të seancës gjyqësore të datës 09.07.2014, ku janë shfaqur pamjet filmike të siguruara nga kamerat e “banesë së shtetasit Saimir Demirxhiu” dhe ”marketit Jani & Xhoi” lidhur me ngjarjen, lëvizjen e automjetit të autorëve dhe dëshmitarëve të mbrojtur nuk jepen këto të dhëna që citon gjykata në vendimin e saj.
Nuk kemi kundërshtime me faktin e këqyrjes vetë nga gjykata të këtyre provave por, ajo nuk merr në konsideratë ndryshimet e orareve të sistemeve të pajisjeve që mbajnë regjistrimet dhe të vetë parametrave kohë duke marrë atributet e nje personi me njohuri të posaçme në këtë fushë që janë ekspertët.
 
-Gjykata në vendimin e saj nuk ka analizuar regjistrimet e bëra nga kamerat e sigurisë ose siç quhen pajisjet DVR. Pajisjet kompjuterike “Smart” inteligjente janë të programuara të bëjnë vetë rregullimin e orës së tyre sipas orës reale të zonës orare ku gjenden. Parimi i programimit të këtyre pajisjeve është rregullimi i orës me orën ekzakte. Pajisjet në të cilat janë vendosur regjistrimet e tre kamerave të sekuestruara në cilësinë e provës materiale nuk ishin të programuara të vetë rregullonin orën sipas orës ekzakte të zonës orare. Shqipëria gjendet në zonën orare me orën e Greenvvich plus një orë (GMT).  Mos vetë rregullimi i orës së tyre sjell si pasoj edhe orë jo të saktë të Time/Date (orës dhe datës së vendosur tek regjistrimi), të dhëna të cilat  merr nga pajisja që mban regjistrimet. Kjo mospërputhje mund të sjell edhe ndryshime në datën e vendosur tek Time/Date tek regjistrimi. Kjo është edhe arsyeja që tre regjistrimet paraqesin diferenca kohore në Time/Date të regjistrimeve për të njëjtën ngjarje të ndodhur në të njëjtën orë minutë dhe sekondë.

Rregullimi më i rëndësishëm i orës dhe datës në sistemet kompjuterike është vetë ndryshimi që bëjnë këto pajisje me orën hënore dhe orën verore. Sipas marrëveshjes ndërkombëtare ora hënore ndryshon një herë në vit dukë u përshtatur ndriçimin natyror, me efekt për të kursyer. Sistemet kompjuterike aktuale siç janë kompjuterët telefonat SMART janë të programuar që të bëjnë vetë ndryshimin e orës verore me atë hënore. Paisjet të cilat i kanë diktuar Time/Date të regjistrimeve të sekuestruara si prova dokumentare nuk kishin këtë aftësi për të bërë ndryshimin e orës hënore me orën verore, prandaj kanë diferencë të ndjeshme në regjistrimet e tyre.
 
Kjo analizë nuk është bërë nga ana e gjykatës në vendimin e saj.  Mosbërja e kësaj analize ka sjellë edhe konfuzion në përfundimet e saj në këtë vendim duke krijuar edhe diferenca në paraqitjen e personave në regjistrime, dyshime të cilat i kanë kaluar në favor të të pandehurit.
 
Gjithashtu kamerat e sigurisë kanë një kënd të paracaktuar me të cilin bëjnë edhe regjistrimin e tyre. Mos përfshirja e pamjeve objekt shqyrtimi në regjistrim mund të jetë edhe si pasojë e një diference shumë të vogël me gradë në këndin që kamera bën regjistrimin. Pra mospërfshirja në një moment të caktuar në një pamje nuk do të thotë se objekti nuk ka qenë në atë kohë në atë vend, por vetëm ndryshmi me pak gradë i këndit të qëndrimit të objektit me këndin e regjistrimit të kamerës e bën që të mos shfaqet në filmim. Kamerat e regjistrimit të sigurisë janë fikse dhe nuk ndryshojnë pozicion për të përfshire pamjet objekt 
 
Së dyti, po t`i referohemi të dhënave që gjykata citon si të përfituara nga këto kamera, e kryesisht nga kamera e “banesë së shtetasit Saimir Demirxhiu”, ka disa pasaktësi e konkretisht;
 
Kjo kamër nuk arrin të fiksojë kthesën që merr rruga “Ibrahim Dervishi” kur bashkohet me rrugën “Ramazan Demneri” sikundër shprehet gjykata në arsyetimin e vendimit, në faqen 81 të tij. Po ashtu, këto pamje filmike nuk mbulojnë të gjithë aksin e rrugës e aq më pak trotuaret në të dy anët e saj nga ku ka qenë duke lëvizur dëshmitari i mbrojtur Arben Ndoka dhe bashkëshortja e tij, natën e ngjarjes. Për këtë, mjafton të shikohet pamja e fotografuar mbi rrezen e kësaj kamere, e cila gjendet në faqen 2 të “procesverbalit të kqyrjes së Cd- së me pamjet filmike” që lidhet me kamerën e “banesës së shtetasit Saimir Demirxhiu”, të datës 25.02.2013, bërë nga Oficeri i Policisë Gjyqësore z.Ilirjan Burhanaj.
 
Po t`i referohemi procesverbalit të rikëqyrjes së vendit të ngjarjes, datë 13.06.2013 dhe tabelës fotografike bashkëlidhur saj, konstatohet se pamja që sigurohet nga kamera e “banesës së shtetasit Saimir Demirxhiu” mbi rrugën apo trotuarët anash saj, është e kufizuar duke lënë gjatësi rruge pa përshkruar, kthesë rruge pa përshkruar dhe pjesën kryesore të trotuarit. Nëse shohim pamjen e “kabinës” ose “kioskës metalike” (cituar nga dëshmitarët e mbrojtur afër së cilës kanë qenë në momentin kur kanë dëgjuar krismat), e cila është në trotuarin e rrugës “Ibrahim Dervishi” afër kryqëzimit që kjo rrugë ka me rrugën “Ramazan Demneri” (pra kjo është kthesa nga ku ka kalaur i pandehuri me makinë pas vrasjes), e cila paqyrohet saktë në tabelën fotografike të këqyrjes së vendit të ngjarjes, datë 13.06.2013, në faqen 12 të saj, rezulton se kjo kjoskë dhe gjithë kjo pjesë rruge dhe trotuari përfshi dhe kthesën e rrugës, nuk gjen pasqyrim në pamjen e fotografuar mbi rrezen e kësaj kamere, e cila gjendet siç cituam më lart, në faqen 2 të proçesverbalit të kqyrjes së CD- së me pamjet filmike që lidhet me kamerën e “banesës së shtetasit Saimir Demirxhiu”, së datës 25.02.2013, bërë nga Of.Pol.Gjyqësore Ilirjan Burhanaj.
 
Së treti, dëshmitari i mbrojtur Arben Ndoka, në shpiegimet e tyre të dhëna në gjykatë rreth vendit ku ata kanë qenë në momentin e dëgjimit të krismave dhe në vijim, deri sa ai dhe bashkëshortja e tij, kanë vijuar të afrohen te makina e viktimës, ndër të tjera në seancën gjyqësore të datës 22.10.2014 për këtë moment është shprehur se: “...kur dola nga shtëpia para ngjarjes, kam ecur në trotuarin e krahut të pallatit, domethënë krahu i djathë i rrugës, nga pallati im e deri përballë me supermarketin e “Janit” nga Korça, përballë me supermarketin duke kaluar rrugën pa u futur në rrugë, kam qënë në trotuar pa u futur në rrugë, përballë me supermarketin e Korçarit, aty kam dëgjuar krismat e para jam shtangur dhe pashë që e kisha përballë makinën. Aty ku kam ndejt unë, është një kabinë telefoni apo roje nuk e di saktë, por aty ndodhet akoma kjo kabinë..” Po ashtu, ky dëshmitar në momentin që makina e autorëve ka marrë kthesën majtjas, pra nga rruga “Ibrahim Dervishi” në rrugën “Ramzan Demneri” është shprehur në gjykatëse se; “...Kur u kthye makina e autorëve në trotuar që ka shkelur trotuarin dhe ka marrë kthesën majtas e kam pasur një metër e gjysëm ose e shumta dy metra. Më erdhi shumë keq kur pashë në timon një person që kisha respekt për të...”.

Atëherë, meqenëse “kabina” apo “kjoska” e fiksuar gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, datë 13.06.2013 dhe hapësira rreth saj, së bashku me kthesën e rrugës tek e cila ka kaluar makina e autorëve të veprës penale, nuk janë në rrezen ku mbulohen nga kamerat e sekuestruara dhe të kqyrura, kjo nuk do të thotë se ky dëshmitar dhe bashkëshortja e tij Liza Ndoka nuk kanë qënë aty, ku ka ndodhur vrasja. “Kabina” apo “kjoska” të cilës i referohen dëshmitarët, sipas procesverbalit të kqyrjes së vendit të ngjarjes, datë 13.06.2013, nuk është më larg se 20 metra nga vendi ku u qëllua viktima Dritan Lamaj. Për rrjedhojë, në kushtet e ndriçimit artificial të siguruar nga neonat e rrugës, të pranuar si ndriçim i mjaftueshëm tashmë nga shumë dëshmitarë gjatë gjykimi dhe e fiksuar kjo situatë ndriçimi gjithashtu edhe nga pamjet filmike të siguruara nga kamerat, nuk paraqet asnjë vështirësi që në një distancë prej afro 20 apo 25 metrash, të vihen re lëvizjet e makinave apo personave me atë dinamikë të shpjeguar nga këta dy dëshmitarë, siç janë goditja me armë zjarri nga makina e autorëve në drejtim të makinës së viktimës, kahu i goditjes me armë zjarri apo dhe transportimi i viktimës nga tre-katër persona për në një makinë të rastit drejt spitalit.
 
Gjithashtu, mendojmë se togëfjalshi i përdorur nga dëshmitarët Arben dhe Liza Ndoka mbi vendodhjen e tyre përballë “supermarketit Korçari” ose “marketit Xhoi & Rozi”, kur në të vërtetë nga vendi ku dëshmojnë se kanë qenë rezulton të jenë jo plotësisht përballë por karshi tij, nuk cënon vërtetësinë e thënieve të tyre. Perceptimi “përballë” ose “karshi” si sinonime të njëra-tjetrës lidhet me kulturën e të shprehurit të gjërave nga persona të ndryshëm. E rëndësishme mendojmë ne, është fakti se, vendi ku ata janë gjendur në momentin e dëgjimit të krismave orientohet me një objekt të palëvizshëm siç është “kabina” apo “kjoska” në trotuar dhe në momentin e kalimit të makinës së autorëve në kthesë ata janë gjendur në një distancë larg saj, afro 1.5 - 2 metra.
  
Së katërti, mendojmë se shpjegimet e dhëna gjatë gjykimit nga dëshmitarët e mbrojtur Arben Ndoka dhe Liza Ndoka rreth kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre, në vendin ku u gjendën pas krismave me armë zjarri, përpara se të afroheshin tek makina e viktimës, janë mjaft bindëse dhe logjike gjithashtu.
Për këtë moment, siç cituam, kanë dhënë spjegime në gjykim dëshmitarët e mbrojur Arben Ndoka dhe Liza Ndoka, e konkretisht në dëshminë e dëshmitares Liza Ndoka të dhënë në gjykim më datë 04.02.2015, ajo, ndër të tjera u shpreh se: “...Pa kaluar rrugën, përballë me supermarketin e Korçarit, kam dëgjuar krisma të fuqishme arme. Nga tronditja nuk po rrija dot në këmbë dhe aty kanë qenë makina të parkuara dhe ne jemi mbështetur aty dhe nuk e di sa kam qëndruar aty, punë sekondash apo minutash nuk e di sa kam qëndruar. Pastaj burri më ka thënë a je në gjëndje të presësh, je mirë apo të të marr në krah? Më mori për krahu, u mbështeta tek ai dhe më tha të lutem të ecësh edhe pak dhe të afrohemi aty të shohim se ç`farë ka ndodhë...”

Pyetjes së gjykatës për dëshmitaren Liza Ndoka në lidhje me kohëzgjatjen e gjendjes shëndetësore të turbullt të krijuar nga krismat e armës së zjarrit, para se ajo t`i afrohet vendit ku ndodhi krimi së bashku me bashkëshortin e saj, dëshmitarja i është përgjigjur; “ Rreth tre – katër minuta. Nuk e përcaktoj dot.”.
 
Pra është vetë kjo dëshmitare që jep shpjegimin e diferencës kohore të konstatuara nga gjykata, por e intepretuar në mënyrë të njëanshme prej saj, mes momentit që ka ndodhur ngjarja dhe shfaqjes së çiftit Arben Ndoka dhe  Liza Ndoka në kamerën e shtetasit Saimir Demirxhiu. Kjo diferencë sipas gjykatës është 3 e 53 sekonda, por plotësisht e shpjeguar nga dëshmitarët dhe e pa marrë në konsideratë nga gjykata.
 
Edhe nga dëshmia e dëshmitarit Arben Ndoka dhënë në gjykatë më datë 22.10.2014, evidentohet qartësisht gjendja shëndetësore e rënduar e bashkëshortes së tij, dëshmitares Liza Ndoka, si shkak i krismave me armë zjarri në vendin e ngjarjes. Po ashtu tregon për faktin se pas qetësimit të saj, së bashku me të, është afruar tek vendi ku ndodhi krimi dhe pasi ka qëndruar disa minuta aty, është larguar për në drejtim të shtëpisë.

Mendojmë se këto argumenta janë mëse të mjaftueshme dhe mjaft logjike lidhur me afrimin e dëshmitarëve të mbrojtur Arben dhe Liza Ndoka tek vendi ku ndodhi pikërisht krimi, nga vendi ku gjendeshin pas goditjes me armë zjarri. Diferenca prej 3 minutash e 53 sekondash nga momenti i kryerjes së vrasjes i argumentuar nga gjykata, si koha kur dëshmitarët e mbrojtur i janë afruar makinës së viktimës, zonë e cila monitorohet nga kamerat, rezulton plotësisht e besueshme sipas spjegimeve që vetë këta dëshmitarë kanë dhënë në gjykim. Ata, kanë parë ngjarjen nga një distancë rreth 20 metra, ku njëri prej dëshmitarëve, e konkretisht Arben Ndoka, ka njohur dhe të pandehurin Arben Frroku në timonin e makinës që drejtonte, pikërisht kur dëshmitarëve iu është afruar kjo makinë afër tyre në një distancë rreth 1.5 metra, gjatë momentit kur po largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Argumentimi nga gjykata se meqenëse dëshimtarët janë shfaqur në kamera pas 3 minutash e 53 sekondash, ndërkohë që viktima është larguar në drejtim të Spitalit pas 2 minutash dhe 57 sekondash dhe si pasojë nuk kanë qenë në vendgjarjes, mendojmë se është plotësisht nxituar dhe jo i argumentuar për rrjedhojë dhe i gabuar, pasi fakti se dëshmitarët nuk kanë dalë në evidencë nga kamera e shtetasit Saimir Demirxhiu nuk do të thotë se ata nuk kanë parë vendgjarjen, pasi distanca nga kabina ku kanë qëndruar në momentin e gjëndjes së të fikëtit të shtetases Liza Ndoka deri në vendin ku ishte mjeti i viktimës është 20 m, distancë e cila nuk ka patur dhe aktualisht nuk ka objekte që të pengojnë fushëpamjen dhe aq më tepër shumë e dallueshme për çdo person.
 
Bazuar në provat që ju nënshtruan shqyrtimit gjyqësor, vlen të përmendet edhe fakti se viktima Dritan Lamaj është lënë pa ndihmën e shpejtë pas goditjeve me armë zjarri, për mbi 2 minuta, edhe pse njihej nga banorët e lagjes, banor i së cilës ishte, kjo pasi goditjet me armë zjarri nga autori shkaktuan panik të madh, gjë e cila vërehet edhe nga pamjet filmike. Në këto kushte, dëshmitarët Arben e Liza Ndoka sigurisht që nuk bëjnë përjashtim nga shtetasit e tjerë të mbërthyer nga ankthi e frika, e krahas gjendjes specifike shëndetësore të dëshmitares Liza, vonesa për t`iu afruar vendit ku ndodhi goditja me armë zjarri prej afro 3 minutash e 50 sekondash është mjaft e spjegueshme. 
 
Një tjetër argument që dëshmitarët Arben dhe Liza Ndoka janë gjendur në vendin e ngjarjes, në një distancë rreth 20 metra larg makinës së viktimës në afërsi të “kabinës” ose “kjoskës” në trotuarin e rrugës pranë kryqëzimit është dhe përshkrimi i fikjes së dritave në lagje, pak para vrasjes. Për këtë moment, kanë dëshmuar shtetasit Liza Ndoka, Olivera Luka dhe Anila Lamaj dhe janë në harmoni të plotë mes tyre duke pasur në konsideratë kohën e fikjes së dritave, ardhjen e tyre dhe momentin e vrasjes. Kujtojmë se banesa e dëshmitarëve të mbrojtur siç vetë ata e kanë dëshmuar në gjykim është rreth 150 metra nga vendi i ngjarjes në vijë ajrore dhe ata dëshmuan se sapo erdhën dritat që ishin fikur, u nisëm për të lëvizur nga shtëpia.
 
Lidhur me kundërshtimet që gjykata konstaton rreth vendit të takimit që dëshmitari i mbrojtur Arben Ndoka, ka bërë me dy drejtuesit e lartë të policisë së shtetit, dëshmitarët Agron Kuliçaj e Tonin Vocaj, natën e ngjarjes pas vrasjes së viktimës Dritan Lamaj, ne mendojmë se nuk kanë sjellë asnjë pasojë në kuptim të besueshmërisë së këtij dëshmitari, në raport me vendin e ngjarjes, mekanizimit dhe autorin e veprave penale.
 
Gjykata në arsyetimin e saj, e ka pranuar faktin se këta dëshmitarë janë takuar së bashku menjëherë pas ngjarjes, me kërkesë të dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka, i cili po përpiqej të tregonte rrethanat e një ngjarje të rëndë kriminale, si automjetin e autorëve të veprës penale, llojin, markën dhe targat e tij, kahja e drejtimit të lëvizjes së tij pas krimit dhe njërin prej autorëve të këtij krimi, i cili gjendej në drejtimin e timonit të makinës, që ishte i pandehuri Arben Frroku.

Ne mendojmë se edhe gjykata ndan të njëjtin qëndrim me ne, që dëshmitari Ylli Memia, bëri dëshmi të rreme para gjykatës gjatë pyetjes së tij, fakt për të cilin e kemi kallëzuar penalisht për këtë vepër penale pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku gjykimi i kësaj çështje është në gjykim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Arsyet përse ai është detyruar që të bëjë dëshimi të rreme para trupit gjykues, nuk janë të zbardhura ende, por ne nuk mund të anashkalojmë dhe faktin e bërë tashmë publik, se ky dëshmitarë është larguar nga Shqipëria menjëherë pas kësaj dëshmie pa adresë. 
 
Po t`i referohemi përgjigjes së dhënë në seancë gjyqësore nga dëshmitari i mbrojtur Arben Ndoka, pyetjes së bërë nga avokatit Genc Gjokutaj, mbi emrin e personit që i kishte kërkuar numrin e telefonit të Erzen Breçanit menjëherë pas ngjarjes, me qëllim komunikimin me të, për ti treguar për ngjarjen, ku ai thotë se: “Po tani ta fus edhe atë mikun tim në bela. Shkëlzen Ymeri, punon tek burgu i Fushë - Krujës, numrin e telefonit nuk i`a mbaj mend se ka një vit e ca që ka ik në Francë”, kuptohet arsyeja e vërtetë përse ai takimet i ka referuara si të kryera në shtëpinë e tij dhe jo tek shtëpia e Ylli Memisë.
 
Por dëshmitarët Liza Ndoka, Agron Kuliçaj e Tonin Vocaj konfirmuan takim e zhvilluar me dëshmitarin e mbrojtur Arben Ndoka, jo në shtëpinë e tij, ndërsa ky i fundit mbështet ata për takimin, por për vendin e takimit ka një diferencë, kuptohet për ta ruajtur nga shantazhet dhe kërcënimet ose siç ai e quan “bela” dëshmitarin Ylli Memia. Sigurisht, ripërsërisim edhe një herë mendimin tonë që gjykata me aktet që administroi çmon se dëshmitari Ylli Memia ka bërë dëshmi të rreme gjatë pyetjes së tij në gjykatë.
 
Gjithashtu, ndajmë qëndrim të kundërt me gjykatën edhe përsa i përket kundërshtisë që evidenton midis faktit se; lidhur me autorin e veprës penale, e konkretisht për emrin e të pandehurit Arben Frroku, dëshmitari i mbrojtur shprehet se j`ua ka thënë dëshmitarëve Tonin Vocaj e Agron Kuliçaj menjëherë pas ngjarjes, ndërsa këta të fundit të pyetur për këtë moment shprehen se fillimisht ka treguar targën e makinës, llojin e saj, numrin e personave dhe pasi ka kërkuar garanci për jetën e tij dhe të familjes, pas rreth 30 minuta nga takimi i parë j`u ka treguar emrin e të pandehurit Arben Frroku, në takimin që ka pasur me njërin prej tyre. Mendojmë se dëshmitari nuk mund të cilësohet jo i besuar nëse emrin e të pandehurit j`ua ka thënë të dyve në takimin e parë apo njërit prej tyre, pas 30 minutash, në një takim të kërkuar sërisht prej tij.

Në dëshminë e dhënë në gjykim, dëshmitari Tonin V

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë