Cristiano Ronaldo duket se nuk e duron dot gjendjen në të cilën dnodhet në ekipin e Realit të Madridit.

Pas katër edicioneve në “Santiago Bernabeu” ylli portugez mund të largohet në fund të edicionit ënë drejtim të ekipit të Manchester United, por nuk do të ishte e cuditshme që edhe PSG të bënte një ofertë kolosale për të bindur Perezin për ta shituar dhe Ronaldon për t’ju bashkuar Ibrahomovicit.
Arsyjet se përse Ronaldo nuk ndihet i lumtur në Madrid është politika e klubit merengues, i cili nuk i siguron një mbrojtje portugezit në media pas silmeve të vazhdueshme në fushë dhe jashtë saj. Rasti i fundit përballë Levantes, ku Ronaldo mori një goditje në vetull, e cila u shoqërua me disa qepje ka lënë një shije të hidhur te Ronaldo.

Pasi klubi nuk e dënoi gjestin e futbollistit të Levantes, por dënoi episodin ndaj Pepes. Lufta mediatike për futbollistin më tëmirë në Spanjë dhe për “Topin e Artë” është një tjetër problem, ku Ronaldo nuk ka pasur mbështetjen e Perezit, ndërsa Mesi është shoqëruar në cdo moment nga “garda” e blaugranëve në cdo event, pa harruar episodet nga argjentinasit në fushë.

Këto detaje në duke të vogla, por shumë të rëndësishme mund të largojnë portugezin nga Reali, por asgjë nuk mund të thuhet më siguri, pasi Perez është i aftë të bëjë gjithcka.

(d.b/shqiptarja.com)