TIRANE- Një bisedë telefonike e kryer mes dy inspektorëve të INUK, të cilët kishin marrë urdhër për pezullimin e punimeve të pallatit që po ndërtonin të afërmit e kreut të PD Lulzim Basha në rrugën e Elbasanit, ka shërbyer si indicie për marrjen të pandehur të ish-shefit të INUK Zyhdi Dajti dhe 14 vartësve të tij.
Biseda e përgjuar është bërë mes punonjësve Ermal Kaçorit dhe një inspektori tjetër të cilët kanë folur lidhur me ndërtimet që po kryheshin në hapjen e gropës tek rruga e Elbasanit, ku po ndërtohej një pallat nga Gerti Çalliku dhe Xhuvi Sharxhi, ky i fundit bashkëortak me vjehrrin e Lulzim Bashës, Xhafer Isufi në ish-kompleksion ”Jon” në Vlorë.
Gazeta “Shqiptarja.com” zbardh sot të plotë bisedën e përgjuar nga prokuroria e Tiranës, pas së cilës u vendos arrestimi i Zyhdi Dajtit dhe personave të tjerë të INUK. Kjo pasi ata kanë marrë vendimin për pezullimin e punimeve, megjithëse gjykata Administrative e Tiranës, e kishte cilësuar disa ditë më parë si të paligjshëm vendimin, ata sërish vijonin me vendime të tjerë për pezullimin e punimeve.
/Shqiptarja.com