Një turiste austriake rrëshqiti dhe ra në një pus, pasi po përpiqej që të bënte një selfie. Ngjarja ka ndodhur në perëndim të Indisë në qytetin e Junagadh.

Gruaja e quajtur Friedel ishte duke vizituar një fortesë kur ndodhi incidenti.

Policia tha se pasi dëgjuan britmat e saj, banorët vendas nxituan për t’i ardhur në ndihmë dhe arritën ta nxirrnin jashtë duke përdorur një litar, të cilin e kishin bërë duke lidhur bluzat e tyre.