Ja çfarë kundërshtojnë
artistët nga projektligji 2018

Ja çfarë kundërshtojnë<br />artistët nga projektligji 2018<br>
Projektligji për Artin dhe Kulturën që ka publikuar Ministria e Kulturës, ka ngritur në protestë ditën e enjte artistët më të njohur të skenës dhe ekranit. Ky projektligj synon të ndryshojë për herë të dytë Ligjin “Për Artin dhe Kulturën”, të miratuar në vitin 2010 dhe të ndryshuar në vitin 2014. Artistët kanë reaguar kundër ministres Mirela Kumbaro duke e akuzuar se me këtë projektligj ajo mbështet forcimin e pushtetit të saj në të gjitha sferat e kulturës.

Pikat që kanë kundërshtuar nga ky projektligj artistët janë: Së pari, fakti që drejtorët e institucioneve kombëtare, që sot emërohen me Vendim të Këshillit të Ministrave, mes dy kandidaturave të propozuara nga Ministri, do të emërohen me Urdhër të Ministres Mirela Kumbaro, ku përfshihen Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe Biblioteka Kombëtare.

Sipas projektligjit artistët kanë vënë re se “do të shpërndahen bordet artistike të institucioneve, një traditë dhjetëravjeçare, të cilat u fuqizuan me Ligjin e vitit 2010”. Me këtë projektligj edhe bordet artistike do të caktohen nga Ministrja e Kulturës.

Artistët kanë kundërshtuar mes të tjerash edhe faktin që punonjësit e institucionit do të propozohen nga drejtori dhe do të miratohen nga ministri, por edhe shumë pika të tjera të projektligjit, që ata i kanë parë si një përpjekje për një centralizim të institucioneve. Aktori Mirush Kabashi është shprehur se “kjo s’ka ndodhur as në kohën e Ramiz Alisë”.
Ndërsa Robert Ndrenika ka reaguar për një situatë tjetër atë të zhvendosjes së Teatrit Kombëtar tek Turbina.
Në momentin që kanë mësuar shkrirjen e disa institucioneve kulturore të gjithë artistët e teatrit kanë shprehur shqetësimin për zhdukjen e Teatrit Kombëtar. Ndaj ata kanë kërkuar me insistim të mos zhvendosen nga godina pa u bërë transparenet një projekt për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut