AUSTRALI - “Po ndodh përsëri”. Kështu e kanë cilësuar mediat angleze veprimin që Kryeministri i Australisë, Tony Abbott ka bërë ndaj Princit William të Britanisë.

Kryeministri australian ka shkelur protokollin mbretëror, pasi ai vendosi krahun e tij rreth shpinës së Princit britanik. Kjo gjë është në kundërshtim me protokollin mbretëror, sepse nuk lejohet që të prekësh Princin në këtë mënyrë.

Sigurisht që, Kryeministri australian ka patur synimin e mirë për t’i uruar Princ William një mirëseardhje të ngrohtë, por duke shpërfillur protokollin. Një gjë e tillë nuk ndodh për herë të parë.

Edhe në vitin 1992, Kryeministri i Australisë i asaj kohe, Paul Keating ka prekur në shpinë Mbretëreshën Elizabetë II.

Princi William dhe Kryeministri Abbott u takuan gjatë vizitës së Princit në Australi. Fotografia mes tyre është cilësuar si një  “përqafim”, kurse disa të tjerë nuk e kanë pëlqyer këtë veprim, pasi të prekësh Princin në këtë mënyrë nuk është e ligjshme.



princ william
(Foto: Kryeministri i Australisë dhe Princ William)

(v.gj/shqiptarja.com)