Gazeta britanike Huffington Post ka publikuar një listë të 10 personave amerikanë që janë më të pasur se sa qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kriza politike që ka goditur SHBA-në për mosgjetjen e gjuhës së përbashkët përsa i përket tavanit të borxhit ekonomik, ka bërë që qeveria të ketë një kapital prej 30 miliardë dollarësh.

Këtë gjë e pohon Sekretari i Thesarit, Jack Leë, i cili paralajmëoi se Amerikës i kanë ngelur 30 miliardë dollarë për të paguar faturat e borxheve.

Në një letër, Sekretari i Thesarit shkruante: "Thesari do të ketë rreth 30 miliardë dollarë për të përmbushur angazhimet e vendit tonë. Kjo i bën shumë biznesmenë që të jenë më të pasur se sa kapitali i mbetur i qeverisë së tyre".

bill gates
(1 - Bill Gates, njeriu më i pasur i SHBA me një pasuri prej 72 miliardë dollarë)

Warren Buffett
(2 - Warren Buffett, bosi i 'Berkshire Hathaway' me një pasuri prej 58.5 miliardë dollarë)

Larry Ellison
(3 - Larry Ellison, themeluesi i gjigandit të teknologjisë 'Oracle' me një pasuri prej 41 miliardë dollarë)

Charles Koch
(4 - Charles Koch, pronari i industrive 'Koch Industries', kompania private e dytë më e madhe në SHBA. Ka një pasuri prej 36 miliardë dollarë)

David Koch
(5 - David Koch, pronari i industrive 'Koch Industries' me një pasuri prej 36 miliardë dollarë)

Christy Walton
(6 - Christy Walton, gruaja më e pasur në botë me një pasuri prej 35.4 miliardë dollarë është pjesë e dinastisë 'Wal-Mart')

Jim, Alice, S. Robson Walto
(7 - Jim(33.8 miliardë dollarë), Alice(33.5 miliardë dollarë) and S. Robson Walto(33.3 miliardë dollarë)

Michael Bloomberg
(8 - Michael Bloomberg, Kryetari i Bashkisë së New York ka një pasuri prej 31 miliardë dollarë falë dhe perandorisë së tij mediatike)



(v.gj/shqiptarja.com)