Këngëtarja shqiptare Eugena Aliu ka sfiduar veten duke konkuruar në “The Voice Of turkey”. Eugena që numëron disa këngë në gjuhën shqipe, mes tyre edhe bashkëpunime, i ka hyrë këtij kompeticioni, duke qenë se në repertorin e saj gjatë koncerteve ‘live’ ka shumë këngë turke.
22-vjeçarja garoi në ‘blind auditions’ me një këngë turke dhe i siguroi vetes votën e njërës prej anëtarëve të jurisë. Juria u befasua që Eugena ishte shqiptare, nisur nga mënyra si këndoi në gjuhën turke, ndërsa i kërkuan që të këndojë një material në gjuhën shqipe.
Aliu interpretoi këngën “Erdhi Pranvera”, me të cilën la një përshtypje edhe më të mirë nga ajo e këngës së parë. Profesionistët e panelit të jurisë përfituan me këtë rast të vlerësojnë këngët në gjuhën amtare, pasi flasin sadopak për kulturën e vendit nga i cili vijnë.
/Shqiptarja.com