Ja cilat janë ngjarjet kryesore të
parashikuara në botë për 2016-ën

Ja cilat janë ngjarjet kryesore të<br />parashikuara në botë për 2016-ën
Zgjedhjet presidenciale në SHBA si dhe Lojërat Olimpike të Rio de Zheneiros dhe kampionati Evropian i futbollit bëjnë pjesë në ngjarjet kryesore për vitin 2016.
 
JANAR
 
3 – BUENOS AIRES – Fillon rallye Dakar 2016. Mbërritja më 16 janar në Rosario (Argjentinë).
 
11 – PALMA DE MAJORKA (Spanjë) – Fillon procesi gjyqësor për çështjen e ashtuquajtur Noos, ku do të dëshmojë princesha Cristina, motra e mbretit të Spanjës dhe bashkëshorti i saj.
 
16 – TAIPEI (Tajwan) – Zgjedhjet presidenciale dhe legjislative.
 
24 – PORTUGALI : Zgjedhje presidenciale.
 
28 – HAGË/CPI – Fillon procesi për ish-presidentin e Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo dhe ish-kreun e milicisë Charles Ble Goude për krime kundër njerëzimit.
 
HANOI – Kongresi i 12-të i Partisë Komuniste vietnameze, ku do të zgjidhet dhe një drejtues i ri.
 
SHKURT
 
4 – LONDËR – Konferencë humanitare për refugjatët sirianë, me pjesëmarrjen e kryeministrit britanik, David Cameron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
 
12 – MEKSIKO – Vizitë e Papa Françeskut.
 
18-19 – BRUKSEL/BE – Samit i Këshillit Evropian që do të shqyrtojë ndryshimin e kushteve të përkatësisë së Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.
 
18 – UGANDA – Zgjedhje presidenciale. Presidenti, Yoweri Museveni, në këtë post që prej 30 vitesh, është më favorit.
 
21 – NIGER – Zgjedhje presidenciale dhe legjislative.
 
26 – IRAN – Zgjedhje legjislative.
 
26 – ZYRIH (Zvicër) – Zgjedhje për presidencën e FIFA-s.
 
28 – BENIN – Zgjedhje presidenciale.
 
MARS

 
1 – SHBA – Super e Marta: Nëntë shtete si dhe Teksasi zgjedhin të deleguarit e tyre në kuadër të zgjedhjeve presidenciale.
 
5 – SLLOVAKI – Zgjedhje legjislative.
 
BAIKONUR (KazakIstan) – Lëshimi i sondës ruso-evropiane ExoMars 2016 që do të transportojë një satelit të vogël të quajtur Schiaparelli. Mbërritja e parashikuar në muajin tetor pranë Marsit.
 
PRILL
 
10: PERU – Zgjedhje presidenciale dhe parlamentare.
 
13 – KORE E JUGUT – Zgjedhje legjislative.
 
16 – KUBË – Kongresi i Partisë Komuniste.
 
24 – MAQEDONI – Zgjedhje legjislative.
 
MAJ
 
5 – LONDËR – Zgjedhja e kryetarit të ri të Bashkisë.
 
– IRLANDA E VERIUT/SKOCI/WELLS – Zgjedhje rajonale.
 
9 – FILIPINE – Zgjedhje presidenciale dhe parlamentare.
 
16-19 – KOPENHAGË – Konferencë botërore “Women Deliver” për shëndetin, të drejtat dhe mirëqënien e grave me pjesëmarrjen e Kombeve të Bashkuara.
 
26 – JAPONI – Samiti i G7-s.
 
KORE E VERIUT – Kongresi i parë i Partisë së Punëtorëve.
 
QERSHOR
 
10 – FRANCË – Euro-2016 e futbollit (deri më 10 korrik).
 
ISLANDË – Zgjedhje presidenciale.
 
KORRIK
 
8-9 – VARSHAVË – Samit i NATO-s.
 
18-21 – CLEVELAND (SHBA) – Konventa e Republikanëve për të zgjedhur kandidatin e partisë për zgjedhjet presidenciale.
 
25-28 – FILADELFIA (SHBA) – Konventa e demokratëve për të zgjehdur kandidatin e partisë për zgjedhjet presidenciale.
 
25-31 – KRAKOVI (Poloni) – Dita botërore e rinisë me Papa Françeskun.
 
GUSHT
 
5-21 – RIO DE ZHANEIRO – Lojërat olimpike.
 
SHTATOR

 
4-5 – HANGZHOU (Kinë) – Samiti i G20-s.
 
18 – RUSI – Zgjedhje legjislative.
 
26 – SHBA – Debati i parë televiziv mes dy kandidatëve të zgjedhur për presidencialet. Dy debatet e tjera do të zhvillohen më 9 dhe 19 tetor.
 
MAROK – Zgjedhjet legjislative.
 
HONG KONG – Zgjedhje në këshillin legjislativ.
 
TETOR
 
23-30 – BULLGARI – Zgjedhje presidenciale.
 
NËNTOR
 
2 – NIKARAGUA- Zgjedhje presidenciale dhe parlamentare.
 
7-18 – MARRAKECH (Marok) – Konferenca për klimën COP-22.
 
8 – SHBA: Zgjedhje presidenciale.
 
RUMANI – Zgjedhje legjislative.
 
DHJETOR
 
1 – GAMBIE – Zgjedhje presidenciale.
 
4-17 – KANKUN (Meksikë) – Konferencë e OKB-së për biodiversitetin. /AFP/


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini