Ja cilat janë ushqimet
që shtojnë barkun e meshkujve

Ja cilat janë ushqimet<br />që shtojnë barkun e meshkujve
Ushqimet që shtojnë përmasat e barkut tek meshkujt janë ëmbëlsirat, fast food-et, patatet e paketuara, picat dhe birra.

Të gjitha këto ushqime ndikojnë në shtimin e rrumbullakësisë së barkut. Sidomos, pasi kalojnë një farë moshe, djemtë pas moshës 30 vjeç u nis t`u shfaqet barku, i cili brenda pak kohësh merr një rrumbullakësi të frikshme.

Federata mjeko-sportive italiane (FMSI) rendit disa ushqime që shtojnë barkun e meshkujve.
  • Ëmbëlsirat kur hahen në mëngjes
  • Biftek dhe mish i skuqur
  • Pasioni për fast-food-et

Kini parasysh se një hamburger i vetëm ka 1000 kalori, prandaj duhet mbajtur sa më larg, pasi nëse shtohet edhe ketchup, patate etj. doza bëhet shumë më e lartë.
  • Patatet e paketuara

Shpesh patatet merren të paketuara, pa e ditur se janë një “bombë” e vërtetë për kalori. Kjo pasi vetëm 15 fije të tilla kanë plot 160 kalori.
  • Pica është armiku numër një

Mjekët këshillojnë të hahet sa më rrallë dhe nëse konsumohet, rekomandohet të hahet me perime dhe e pjekur me dru.
  • Birra

Një shishe birrë përmban 150 kalori ndaj këshillohet të shmanget. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan