Ja cilat janë 164 subjektet që
mbyllen forcërisht nga tatimet
Kompania Albatros Airëays, dikur më e madhja në tregun e fluturimeve ajrore në Shqipëri, tashmë ka marrë “mandatën” nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për të shkuar në proces të detyruar falimentimi.
TIRANE - Kompania Albatros Airëays, dikur më e madhja në tregun e fluturimeve ajrore në Shqipëri, tashmë ka marrë “mandatën” nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për të shkuar në proces të detyruar falimentimi. Në fakt, ajo i ka humbur me kohë atributet e saj, pas hyrjes në lojë të një kompani tjetër, që aktualisht ka zënë rreth 70 për qind të tregut të transportit ajror civil dhe që ka lidhje të qarta me Lulzim Bashën dhe familjen e kryeministrit Sali Berisha.
“Faji” i saj ishte që si aksionerë kryesorë ishin nipat e ish-presidentit të Republikës Alfred Moisiu dhe atyre iu bë shantazh – i dokumentuar me regjistrime – nga ana e kreut aktual të Drejtorisë së Burgjeve, që të ushtronin ndikim ndaj presidentit që të miratoheshin ato vendime e ligj që dëshironte administrata berishiane. Gjë, që nuk ndodhi.
Sanksionet, e parashikuara me ligjin, shumë të debatuar, të Procedurave Tatimore, të cilin qeveria shqiptare e kaloi në parlament, pavarësisht nga kundërshtimet e shumta të biznesit dhe të ekspertëve të fushave ligjore e fiskale, sipas juristëve, binin ndesh me parimet ndërkombëtare të ligjit të falimentit, i cili u njeh subjekteve të drejtën për të mbrojtur pjesët më të mira të kapitalit të investuar dhe të mbulojë humbjet nëpërmjet kësaj veprimtarie.
Ata thonë se, në vendet e zhvilluara, ligji i falimentimit parashikon të drejtën që pjesët joeficiente të një sipërmarrjeje mund të ristrukturohen, ndërsa ndryshimet në ligj nuk reflektojnë një veprim të tillë. Në vetvete ligji duhet të ketë si synim të organizojë kreditorët në qoftë se subjekti shpallet i falimentuar apo mund të shpallet i tillë. Pasuria e falimentuar menaxhohet nga një administrator i vetëm, që, me vendim të gjykatës, përcaktohet nga lista e ministrisë së Financave dhe Drejtësisë.
NË SHQIPTARJA.COM PRINT LEXONI EMRAT E 164 KOMPANIVE TË FALIMENTUARA
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.6%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3293
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Militantët mblidhen para Bashkisë së Tiranës, forca të shumta policie rrethojnë zonën
26 Nëntor, 19:10
-
Protesta mbyllet vetëm te ‘Sheshi Uillson‘, Bardhi dhe grupi i bashkohen pjesës te Bashkia e Tiranës, pikat e tjera s'i binden
26 Nëntor, 19:10
-
'Polici politike', Flamur Noka: Nuk kanë pse të japin apo marrin leje! Kush prek protestuesit do ketë punë me PD-në
26 Nëntor, 19:05
-
U largua nga sheshi Willson, Bardhi drejt bashkisë së Tiranës sulmon ministrin Hoxha: I lidhur me bandën e Durrësit! Policia ishte sot kundër qytetarëve
26 Nëntor, 18:55
-
Pamjet me dron/ Protestuesit ikin drejt Bashkisë së Tiranës, zhbllokohet qarkullimi te sheshi Willson
26 Nëntor, 18:54
-
Bardhi koordinon protestën me telefon, zhvendos protestuesit nga sheshi Willson drejt Bashkisë Tiranë
26 Nëntor, 18:52
-
Protesta te ‘Sheshi Uillson’, një grua e moshuar ndihet keq, i jepet ndihma e parë! Largohet turma, lirohet rruga për mjetet
26 Nëntor, 18:51
-
Protesta e PD, përplasje me policinë, bllokim rrugësh, ujë dhe gaz lotsjellës! Shikoni fotot me disa nga momentet më pikante
26 Nëntor, 18:45
-
Protesta e PD-së/ Lirohet qarkullimi i automjeteve tek sheshi Uilson
26 Nëntor, 18:42
-
Financial Times: Sulm me 'Storm Shadow' në Kursk, u vranë disa ushtarë koreanoveriorë
26 Nëntor, 18:38
-
Erisa Xhixho i bashkohet protestës dhe ulet këmbëkryq në mes të rrugës duke kërcënuar Policinë: Guxoni të na shkelni!
26 Nëntor, 18:33
-
Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia
26 Nëntor, 18:25