TIRANË - Universiteti i Tiranës nuk pranon aplikime për transferim studimesh nga programe studimi të ciklit të parë, që zgjasin më pak se 3 vite studimi. Studentët duhet të paraqiten pranë zyrës së protokollit në Rektoratin e Tiranës deri në javën e fundit të shtatorit.
Për aplikimin në ciklin e parë Bachelor me kohë të plotë nga universitete jashtë vendit, universitete publike si dhe private, të cilave nuk u është hequr licenca, për në universitetin e Tiranës, aplikantët duhet të dorëzojnë një sërë dokumentash së bashku me tarifën e bankës. Ata duhet që të jenë të pajisur me fotokopjen e noterizuar të diplomës së maturës shtetërore, së bashku me certifikatën e notave dhe fotokopjen e kartës së identitetit.
Për institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit, dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i përkthyer dhe i noterizuar në Shqipëri. Studentët që do të kërkojnë të tranferohen duhet të kenë parasysh se të gjithë dokumentet duhet të jenë origjinale ose të noterizuara. Në formë zyrtare, me firmë dhe me vulë aplikantët duhet të dorëzojnë listën e lëndëve , krediteve dhe notave të fituara si dhe programet përkatëse të këtyre lëndëve. Ndërkohë që studentët që paraqiten pranë rektoratit, duhet të plotësojnë një sërë të dhënash personale.
Krahas kësaj, duhet të plotësohen të dhënat për programet e studimit që ndjek si dhe për atë ku dëshiron të transferosh studimet. Ndërkohë që sipas udhëzimit të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, viti akademik do të nisë më 20 tetor./ATSH/
/Shqiptarja.com