Me 77 vota pro, Kuvendi miratoi sot projektligjin "Për barazinë gjinore". Më poshte rendisim disa prej ndryshimeve që u miratuan në projektligj.
"Përkatësi e shumëfishtë” do të quhet ndërlidhja/kombinimi i gjinisë me karakteristika të ndryshme të parashikuara në legjislacioni në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi.
"Gjini" nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për gratë dhe burrat.
Më herët, këto 2 nocione përkufizoheshin në ligj si më poshtë:
"Përkatësi e shumëfishtë" ndërlidhja/kombinimi i gjinisë me karakteristika të tjera si mosha, aftësia e kufizuar, prejardhja e imigrantëve, etnia, orientimi seksual ose prejardhja socio- ekonomike,
"Gjini" sipas këtij ligji ka kuptim gjithëpërfshirës në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore.
.jpeg)

Lajmi kryesor:
Miratohet me 77 vota pro projektligji për barazinë gjinore! Berisha sulmon Gonzaton: S'mund të na imponojë bindjet e veta! Deputetët e PS priten jashtë me protesta











