Ja cilat janë substancat që krijojnë
varësi më shpejt. Do të habiteni 

Ja cilat janë substancat që krijojnë<br />varësi më shpejt. Do të habiteni 
Një studim i bërë nga specialistët e "Royal College of Psychiatrists", kimistë, shkencëtarë të forenzikës dhe farmacistë, kanë publikuar pesë substancat që të bëjnë më shpejt të varur ndaj tyre.

Substancat në këtë listë janë renditur në bazë të varësisë dhe efekteve që shkaktojnë duke marrë si vlerësim nga 1 në 3.

Studimi i publikuar në revistën “The Lancet”, thotë se jo të gjithë njerëzit reagojnë njëlloj ndaj këtyre substancave për shkak të organizmit të tyre.

Më poshtë keni listën me 5 substancat dhe efektet e tyre në trupin e njeriut.

Heroina
Truri e konverton heroinën në morfinë, e cila lidhet me molekulat në qeliza të cilat ndikojnë në atë se si e perceptojmë ne dhimbjen dhe shpërblimin, duke prodhuar ndjesi të mëdha të euforisë. Megjithatë, mbidoza e heroinës mund t’ju vrasë sepse e ngadalëson dhe mund të ndalë frymëmarrjen.
Renditja: 3 nga 3
 
Kokaina
Brenda pak sekondave kokaina e mbush trurin me kimikatin i cili na bën të ndjehemi mirë, dopamina. Ndjesia e kënaqësisë është aq e fuqishme saqë disa kafshë laboratorike e kanë zgjedhur kokainën para ushqimit derisa kanë vdekur nga uria.
Siç duket, kokaina në mënyrë akute ndikon në qendrat kryesore të kujtesës së trurit, gjë që shpjegon se përse krijon aq shumë varësi.
Renditja: 2.4 nga 3
 
Nikotina
Nikotina është përbërësi kryesor i duhanit dhe mblidhet në mushkëri para se të shpërndahet në tru. Për shkak se efektet e veta hiqen shumë shpejt, duke përfshirë ndjesitë e kënaqësisë, shkencëtarët besojnë se duhanpirësit janë më të prirë për ta ripërsëritur procesin (pra të konsumojnë prapë).
Renditja: 2.2 nga 3
 
Barbituratet
Barbituratet, të cilat ende rekomandohen nga doktorët përkohësisht për problemet si shqetësimi apo pagjumësia, i bllokojnë disa nga shenjat kimikale të trurit, gjë që  i ndalë disa pjesë të trurit. Në doza të vogla, këto ilaçe mund të shkaktojë ndjenja të euforisë, por dozat e mëdha mund të shkaktojnë probleme me frymëmarrje dhe mund tju mbysin.
Renditja: 2 nga 3
 
Alkooli
Alkooli ndikon në zonat e trurit të quajtura “ngacmues”, gjë që na ngadalëson mendimin, frymëmarrjen dhe ritmin e zemrës. Njëkohësisht shkakton edhe ndjesi të kënaqësisë.
Renditja: 1.9 nga 3
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë