VLORE - Kallëzimi i shtetases Sadete Osmani, trashëgimtare e familjes Osmani në Vlorë pronare e truallit mbi të cilin është ndërtuar pa leje pallati 11-katësh vuri në lëvizje Prokurorinë për të hetuar e më pas arrestuar kryebashkiakun Shpëtim Gjika, drejtoren e planifikimit Doriana Sulaj dhe biznemenin Artur Haxhi.

Sadete Osmane, afro dy vite më parë në emisionin “Urbanika” në A1 Report do të denonconte rrëmbimin e pronës së saj në qendër të Vlorës. Ndërsa në një lidhje telefonike një ditë pas arrestimit të Gjikës për A1Reprot, Osmani deklaron se kallëzimin e ka bërë ajo në Prokurorinë e Vlorës. 

“Kam vajtur në shumë institucione dhe askush nuk ma vuri veshin. Më në fund arrita të bëj kallëzim penal në Prokurorinë e Vlorës në Korrik 2014. Kallëzimi u mor në konsideratë pasi provat ishin të padiskutueshme. Jam trashëgimtare si gjithë të tjerët në atë truall. Mirëpo gjyqtarët që edhe sot e kësaj dite, sepse ai gjyq është bërë kohë më parë, është i korruptuar, më nxorrën me manipulime nga trashëgimie dhe sot e kësaj dite jam pa shtëpi.” tregoi Osmani për A1 Report

Për të njëjtin ndërtim, në vitin 2010 këshilli i rregullimit të territorit refuzoi lejen e ndërtimit, ndërsa në 17 janar 2011 sipas prokurorisë Gjika dhe drejtoresha Sulaj pajisën firmën me leje fiktive për të ndërtuar objektin.

pallati gjikes
(Në foto: Pallati pa leje për të cilin akuzohen Shpëtim Gjika, Artur Haxhi dhe Doriana Sulaj)

Sipas burimeve të A1 Report nga akuza e Vlorës prona e përvetësuar Sadete Osmanit padrejtësisht nga biznesmeni Artur Haxhi është 65 m2, ndërsa kallëzimi i zonjës vuri në lëvizje prokurorinë për të zbuluar skandalin e një pallati 11- katësh me leje fiktive.

Hetimet për këtë rast sipas akuzës janë ende të hapura, pasi në sitë do të kalojnë dhe procedurat e hipotekimit të pallatiti ku sipas kallëzues është vënë në dijeni hipoteka se prona mbi të cilin ish ndërtuar objekti i përkiste asaj dhe jo biznesmenit.
 
Më poshtë intervista e plotë e Sadete Osmanit në A1 Report: