Ja deputetët më aktivë dhe më
pasivë të Komisionit të Ligjeve

Ja deputetët më aktivë dhe më<br />pasivë të Komisionit të Ligjeve
Komisioni kryesor në parlament është Komisioni i Ligjeve, ose siç zyrtarisht cilësohet “Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”.

Sipas një raporti të Institutit të Studimeve Politike, referuar të dhënave krahasuese të periudhës shtator-dhjetor 2016, periudhë intensive për reformën në drejtësi, reformën zgjedhore, zgjedhjet në KQZ dhe shqyrtimin e miratimin e Buxhetit të Shtetit, Komisioni ka zhvilluar rreth 23 mbledhje pune nga 53 mbledhje të zhvilluara gjatë sesionit tjetër janar – korrik 2016.

Në 23 seanca të Komisionit të Ligjeve janë shënuar 82 diskutime, në raport 3.4 diskutime për mbledhje komisioni. Kjo është një përqindje mjaft e vogël referuar rëndësisë së ka komisioni i ligjeve dhe nevojës së madhe për ekspertizë të thelluar ligjore.

Në praktikat e parlamenteve perëndimore komisione të tilla kanë nivele deri 5 herë më të larta debati dhe të pjesëmarrjes aktive. Pavarësisht se raporti 3.4 diskutime në mbledhje komisioni, shqetësimi kryesor nuk qëndron këtu, por tek të dhënat e diskutimeve dhe përqendrimi konkret i tyre.

Mbledhjet e Komisionit të Ligjeve janë drejtuar gjithnjë nga kryetari Fatmit Xhafaj, i cili, përveç drejtimit, ka bërë vazhdimisht ndërhyrje në çështje konkrete të ligjeve, debatit dhe ka bërë amendime/propozime, etj. Si kryetar, Xhafaj nuk mund të jetë objekt i klasifikimit të numrit të diskutimeve në komisione.

Ndaj me këtë kriter, numrin më të lartë të ndërhyrjeve e ka deputetja Vasilika Hysi, me diskutime në 16 nga 23 mbledhjet e Komisionit. Ajo ka dyfish më shumë diskutime në seancat e komisionit sesa dy deputetët e tjerë më aktivë në Komision, Eduart Halimi (PD) dhe Ulsi Manja (PS).

Pas tyre, në vendin e katërt më me shumë diskutime vijnë Dashamir Peza, Petrit Vasili dhe Anila Agalliu. Dy politikanët opozitarë, Bylykbashki e Ristani kanë numër të njëjtë të ndërhyrjeve, po aq sa deputeti i ri i sesionit të pranverës, Edmond Leka.

Deputetët e tjerë kanë raste minimale ndërhyrjesh, madje tre deputetë (njëri prej tyre është zëvendësues në mbledhjet e këtij komisioni) nuk kanë diskutuar asnjëherë. Shprehja, ka deputetë që marrin pjesë në komision vetëm për të regjistruar emrin dhe përfituar pagesën, vlen dukshëm në këtë rast. Referuar datave të mbledhjeve të Komisionit dhe diskutimeve të zhvilluara në to, rezulton se mbledhjet më me interes debati nuk janë ato që lidhen me ligje të rëndësishme, por rastet kur palët kanë interesa direkte politike.

Të tilla janë debatet për selektimin e kandidatëve për kryetar në KQZ, debati mbi trafikun e drogës, gjendjen e sigurisë, debati mbi komisionin për hapjen e dosjeve, etj. Vetëm në 6 mbledhje ka pasur më shumë se gjashtë deputetë të përfshirë në debat, kurse në mbledhjet e tjera, numri i deputetëve të përfshirë ka qenë simbolik, kryesisht deputeti që duhet të jetë relator dhe ndonjë tjetër me ndërhyrje apo pyetje.

Së fundi, një tregues interesant është edhe pjesëmarrja e deputetëve në mbledhjet e Komisionit. Praktika parlamentare përcakton përbërjen fikse dhe disa deputetë zëvendësues, të cilët përdoren sidomos kur pala politike ka interes për vendimmarrje/debat politik.

Dy anëtarë të Komisionit nuk kanë qenë asnjëherë të pranishëm, një për arsye shëndetësore (Bashkim Fino) dhe një tjetër për arsye të tjera (Tom Doshi).
deputetet

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare', Ngjela në 'Studio Live': Rama shkoi në Selanik t'u tregojë se jemi të fortë

'Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare', Ngjela në 'Studio Live': Rama shkoi në Selanik t'u tregojë se jemi të fortë