Klipi më i ri nga këngëtarja e mirënjohur Lori, do të vij së shpejti në ‘Arkiva Shqip’. Këtë herë patëm mundësinë të zbulojmë disa detaje paraprake nga ky klip sepse është një projekt i cili vjen ndryshe nga projektet e tjera të këngëtares.

Tema e këngës i dedikohet atyre çifteve që pas dashurisë së zjarrt nuk mund të mbesin miq. Madje, në këtë këngë do të ketë shumë njerëz që gjejnë vehten. Klipi është xhiruar në Itali nga regjisori Italian Andrea Basile, regjisor ky i cili ka krijuar regjitë e shumë artistëve të mëdhenj Italian sot.

Ekipi profesional ka kërkuar të vendosi në qendër të vëmendjes Lorin, si personazhin që shpreh çdo emocion në klip. Më shumë detaje nuk do të  zbulojmë, të tjerat i shihni sapo të publikohet klipi në platformën më të madhe muzikore në internet ArkivaShqip!

lori

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)