Vrasja në azilin privat në Tiranë, arrestohen 2 infermieret e turnit, nuk kallëzuan ngjarjen

Vrasja në azilin privat në Tiranë, arrestohen 2 infermieret e turnit, nuk kallëzuan ngjarjen

1723105237_ggggg.jpg

Sektori për Hetimin e Krimeve ka arrestuar dy infermiere të azilit privat ku Zyhdi Shehi, 78 vjeç, vrau me bastun shokun e dhomës Virxhil Vesho 82-vjeç. Ndalimi i tyre është bërë pasi nuk kanë kallëzuar ngjarjen. Dy të moshuarit, Zyhdi Shehi e Virxhil Vesho u zunë për krevatin, ndërsa të dy vuanin nga skleroza.

Dy infermieret nuk kanë marrë në telefon policinë por kanë marrë në telefon agjenci funerale. Në polici kanë pretenduar që nuk e kanë kuptuar që Zyhdi Shehi kishte vrarë Virxhil Veshon, por sipas tyre kanë menduar se është rrëzuar dhe i ka ardhur vdekja nga kjo, dhe jo nga dhuna e ushtruar nga shoku i dhomës së azilit.


Lajmi kryesor:

E rëndë në azilin privat në Tiranë! I moshuari vret me bastun shokun e dhomës: Më zuri krevatin! Autori 'Qytetar Nderi' i Kavajës! Në pranga 2 infermiere, s’kallëzuan për krimin


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Çdo organizatë e huaj mund të shpallet e ‘padëshirueshme’ me ligjin e ri rus

Çdo organizatë e huaj mund të shpallet e ‘padëshirueshme’ me ligjin e ri rus