Janë 540 studentë të cilët nga sot, u njihet diploma në të gjitha institucionet publike dhe private.
Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit përcakton edhe mënyrën se si bëhet vlerësimi i dosjes së aplikantit, e cila më pas kalon para një komsioni i cili përcakton nëse njihet ose jo diploma.
Vlerësimi i nivelit, profilit dhe drejtimit që përfshin një diplomë apo çertifikatë e caktuar, kryhet nga Komisioni i Njohjes për rastet: a) Kur është pjesë e kuadrit të një marrëveshjeje ndërshtetërore, b) kur një diplomë është lëshuar nga një institucion i akredituar, c) kur për të njëjtin program studimi apo titull diplome lëshuar në të njëjtin shtet, një Komision i mëparshëm i MAS-it ka marrë një vendim njohje.
Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme: Vërtetimin e diplomimit, listën e notave, dokument zyrtar identiteti dhe mandatpagesën.