Ja disa këshilla për të
larguar erën e keqe të trupit

Ja disa këshilla për të<br />larguar erën e keqe të trupit
Çfarë është bromhidroza? Bromhidroze quhet era e keqe e trupit deri në erë kutërbuese, e cila në një masë të madhe shkaktohet nga sekretimi i gjendrës apokrine të djersës, edhe pse burime të tjera mund të luajnë një rol. Gjendrat e djersës janë të ndara në dy lloje: apokrine dhe ekrine.

Gjendra ekrine

Gjenden në të gjithë trupin dhe prodhojnë një solucion të  holluar salin në përgjigje të rritjes së temperaturës së trupit. Djersa e prodhuar nga gjendrat ekrine është normalisht e pa erë, por mund të marrin erë në qoftë se rritet sasia e baktereve në trup të cilat shpërbëjnë djersën. Djersa gjithashtu mund të marrë një erë të rëndë pas konsumit të substancave të ndryshme, duke përfshirë ushqime (p.sh. hudhër, salcë kerri), alkool, ose medikamente të caktuara.

Gjendra apokrine

Gjendet në zona të kufizuara, më së shumti nën sqetull, te gjinjtë, në ije, në zonat intime dhe prodhon një sekrecion të trashë që përmban feromonet (“parfumi personal”).
Djersa e prodhuar nga gjendra apokrine është pa erë kur ajo  shfaqet fillimisht në lëkurë, por brenda një ore bakteret që zakonisht jetojnë në lëkurë e zbërthejnë djersën dhe prodhojne një erë të rëndë të trupit.

Era e trupit është më e keqe nëse niveli i baktereve të pranishme  është më i lartë ose niveli i prodhimit të djersës apokrine është me e lartë. Bromhidroza apokrine është lloji më i zakonshëm i bromhidrozës dhe formohet nga shpërbërja bakteriale e djersës apokrine, sidomos e zonës së nënsqetullës. Acidet yndyrore dhe amoniaku janë produktet kryesore të formuara nga zbërthimi bakterial i djersës dhe në varësi të individit kjo erë përshkruhet si e athët, erë e prishur, myku apo “thartë dhe të ëmbël”.

Kush vuan nga bromhidroza dhe cili është shkaku?

Edhe pse të dy llojet e bromhidrozave mund të ndodhin në njerëz të të gjitha racave, gjinisë dhe moshës, ekzistojnë disa dallime në mes të dy llojeve.

Bromhidroza apokrine

1. Besohet të jetë më shumë i zakonshëm në grupet etnike me lëkurë të errët (individë me prejardhje afrikane duket se kanë gjëndra apokrine më të mëdha dhe më aktive)
2.  Të lidhura ndoshta me një histori familjare pozitive në njerëz aziatike
3.  Shfaqet pas pubertetit, pasi gjëndrat apokrine nuk janë aktive deri sa është arritur puberteti.
4.  Është më e shprehur te meshkujt se sa gratë, që mund të jetë një reflektim i aktivitetit më të madh të gjendrës apokrine në meshkuj se në femra
5. Lëkura zakonisht është normale në pamje përvec rasteve kur pacientët me bromhidrozë kanë sëmundje shoqëruese të lëkurës si eritrazma.
6. Specia corynebacterium janë bakteret më të zakonshme gjetur në sqetull dhe bëjnë shpërbërjen e djersës duke formuar erën e rëndë kutërbuese.

Bromhidroza ekrine

1.   Ndodh në të gjitha racat.
2.  Rrallë mund të shkaktohet nga çrregullime metabolike, p.sh. crregullimi i aminoacideve (trimethylaminuria [erë peshk sindromi]), sindroma e këmbëve të djersitura,  apo sindroma e erës së maces.
3. Më shumë e shkaktuar nga konsumi i ushqimeve të caktuara apo medikamente
4. Bromhidroza e shkaktuar nga degradimi bakterial i proteinës keratinë të lëkurës mund të shoqërohet me formimin e një shtrese të trashë e të lagësht keratine në lëkurë.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.09.2013
Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve