Ja disa këshilla si t’i mbroni flokët
nga stresi dhe ndërrimi i stinëve

Ja disa këshilla si t’i mbroni flokët<br />nga stresi dhe ndërrimi i stinëve
Gjatë ndërrimit të stinëve flokët mund të jenë më të dobët dhe mund të bien më shumë. Ja çfarë duhet të bëni për t’i mbrojtur ato.
Shpesh stresi ndikon edhe në gjendjen e flokëve tuaj, duke i bërë ato më të dobët dhe lehtësisht të këputshëm. Kjo ndodh në mënyrë të veçantë gjatë ndërrimit të stinëve, kur temperaturat ndryshojnë: vera mund të shkaktojë trauma në kokë, pasi dielli i djeg flokët dhe i dehidraton ato, duke provokuar rënien në muajt pasardhës.

Ushqimet që duhet të konsumoni për të evituar rënien e flokëve.

Edhe nëse mendoni se ndonjëherë kjo nuk është e rëndësishme, ushqimi është thelbësor për shëndetin e kokës suaj. Për të evituar rënien e papritur, duhet të ndiqni një regjim ushqimi të ekuilibruar dhe të pasur duke përdorur frutat dhe perimet e stinës. Të rëndësishme janë ushqimet që përmbajnë vitamin B që stimulon rritjen e flokëve, si drithëra, brokoli, banane dhe fasule e lakër. Gjithashtu duhet të përdorni edhe agrumet, karrotat, specat pasi kanë vitamin A,C dhe E.

Ushqeni flokët për të evituar humbjen e tyre

Nëse sapo jeni kthyer nga pushimet duhet që të hidratoni lëkurën e kokës dhe flokët. Pas diellit, skalpi i kokës mund të jetë tharë. Evitoni produktet agressive dhe shangni larjen e shpeshtë si dhe produktet estetike si llak apo xhel. Nëse i mbani flokët lidhur përdorni lidhëse të buta dhe jo elastike që mund t'i këpusin fijet.

Këshilla për të kuruar lëkurën e kokës

Nuk duhet të shqetësoheni nëse gjatë ndërrimit të stinëve, gjeni më shumë qime nëpër shtëpi sepse bëhet fjalë për një fenomen normal. Përpiquni që t’i mbroni flokët me shampo delikate me kalori. Nëse keni flokë të drejtë evitoni shampot me kalori dhe yndyrë sepse mund të rëndoni flokët. Kur i lani, mos përdorni ujë shumë të nxehtë, po ashtu edhe nxehtësia e tharëses nuk duhet të jetë shumë e lartë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane