3 mijë vjet më parë kinezët zbuluan sekretin e ruajtjes së shëndetit përmes masazhimit të shputave. Sipas studimeve, masazhi i këmbës ka të njëjtën rrënjë historike me akupunkturën në mjekësinë tradicionale kineze. Në dinastinën Tang(618-907 pas erës sonë), masazhi i këmbës që ishte një pjesë e mjekësisë tradicionale kineze, u përhap në Japoni dhe në Kore. Në dinastinën Yuan(1271-1368 pas erës sonë), masazhi i këmbëve u përhap në Europë.
Në shekullin e 20-të, ky masazh u pranua nga qarqet mjekësore të SHBA-së. Në vitin 1985, Shoqata e Mjekësisë Moderne e Britanisë së Madhe e përcaktoi masazhin e këmbës si “metoda e shëndetshme e mjekësisë moderne”. Sipas teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, këmba është rrënja e energjisë “Jing”. Specialistët janë të mendimit se masazhi i këmbëve bazohet në 4 teori të mjekësisë:
1. Teoria e qarkullimit të gjakut: këmba është pjesa më fundore e trupit, ku janë grumbulluar substanca të dëmshme. Masazhi i shputave mund të shpërbëjë këto substanca të dëmshme të grumbulluara aty, duke e nxjerrë jashtë trupit përmes urinës dhe djersës.
2. Teoria e refleksologjisë: në këmbë gjenden shumë pika akupunkture që lidhen përmes “qarkullimit të energjisë jetike chi” me organet e brendshme të trupit. Masazhi i këmbës mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut përmes stimulimit të pikave, të cilat lëshojnë sinjalet e rregullimit të mjedisit fizik.
3. Teoria holografike: në Teorinë e Mjekësisë Tradicionale kineze, këmba mund të përfaqësojë tërë trupin. Në këmbë fshihen informacionet e plota mbi organet e brendshme të trupit. Nëse masazhoni këmbët ju keni masazhuar tërë trupin.
Komente






