Ja disa prej produkteve që
ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Mëlçia është pjesë shumë e rëndësishme e trupit të njeriut. Ajo vazhdimisht është e rrezikuar nga gjëra të ndryshme, e sidomos nga toksinat.
Mëlçia është pjesë shumë e rëndësishme e trupit të njeriut. Ajo vazhdimisht është e rrezikuar nga gjëra të ndryshme, e sidomos nga toksinat. Çaji i gjelbër dhe hudhra stimulojnë heqjen e toksinave dhe perimet me gjethe të gjelbra pastrojnë mëlçinë prej metaleve të rënda, pesticideve dhe herbicideve. Ja cilat janë produketet e tjera që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë:
-
Arra: Ushqimet e ngopura dhe alkooli ngarkojnë mëlçinë e cila është përgjegjëse për pastrimin e trupin nga toksikët dhe për të kryer funksionin e saj si duhet, ka nevojë për disa ushqime që e përshpejtojnë punën e saj. Në atë proces ndihmon arra që është e pasur me acide yndyrore omega-3, aminoacide, arginine dhe glutathione. Ajo përshpejton shkarkimin e amoniakut nga trupi, por edhe relakson enët e gjakut dhe pasuron gjakun me oksigjen. Arra përdoret edhe në preparatet për detoksifikimin e mëlçisë.
-
Hudhra: Është e pasur në kompozimet e squfurit që aktivizojnë enzimat përgjegjëse për detoksifikimin e mëlçisë. Hudhra përmban një sasi të lartë të alicinit dhe selenit, kompozimet natyrore që nxisin heqjen e toksinave nga trupi.
- Çaji i gjelbër: Ka efekt të dobishëm për tërë trupin, veçanërisht për mëlçinë, të cilën e mbron prej toksinave. Ky çaj parandalon mbajtjen e toksinave dhe nxit sekretimin e tyre të shpejtë nga trupi. Antioksidanti katehin ruan shëndetin e organeve dhe parandalon akumulimin e yndyrës.
- Perimet me gjethe të gjelbër: Perime të tilla si spinaqi, pastrojnë trupin prej metaleve të rënda, veçanërisht të rrezikshme për mëlçinë. Ato eliminojnë pesticidet dhe herbicidet nga trupi, përshpejtojnë detoksifikimin dhe avantazh i tyre është se ato mund të konsumohen veçmas ose si përbërës të gjellërave të ndryshme.
- Avokado: Ky frut ekzotik forcon shëndetin e mëlçisë dhe e mbron atë nga të qenurit e mbushur me toksina. Përmban glutate të mjaftueshme, të nevojshme për detoksifikim dhe studimet e mëparshme kanë konfirmuar se një deri dy avokado në javë gjatë një muaji, mund të përmirësojnë dëmtimin e mëlçisë.
- Shafrani i Indisë: Përveç se ndihmon spastrimin e mëlçisë, shafrani i Indisë ndihmon edhe në rikuperimin e dëmtimeve të saj. Stimulon prodhimin e vrerit, aktivizon enzimat e mëlçisë dhe përmirëson funksionimin e tëmthit, si dhe largon toksinat nga trupi.
Marrë nga Zëri
(v.gj/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
37%
-
Jo
52.8%
-
Nuk e di
10.2%
Vota total: 6136
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në Ranën e Hedhun, drejtori i zjarrfikëses: Ndërhyrje me helikopter, forcat kanë punuar gjatë gjithë natës! Balla në terren
30 Korrik, 10:03
-
Kryeministri më jetëgjatë me ministrat e Financave më jetëshkurtër
30 Korrik, 09:55
-
Shqiptari kapet me 1 milion euro kokainë në makinë, punonte për organizatat kriminale në Itali
30 Korrik, 09:48
-
Berat, tentoi të mbyllte një çështje penale 'arrest shtëpie' për ish-oficerin e Policisë Gjyqësore
30 Korrik, 09:46
-
Ndryshimet në qeveri ende ‘pezull’, pritet dekreti i Bajram Begajt
30 Korrik, 09:45
-
Situatë kritike nga zjarri në Ranën e Hedhun, pamjet e ndërhyrjes me helikopter
30 Korrik, 09:16
-
Biden kritikon 'ekstremizmin' në Gjykatën Supreme, bën thirrje për mandate me limite
30 Korrik, 09:11
-
Zjarri në Ranën e Hedhun jashtë kontrollit, rrezikohen biznese e banesa! Zjarrfikësit luftë me flakët gjatë gjithë natës
30 Korrik, 08:55
-
Pamje ‘apokaliptike’ nga Rana e Hedhun, flakët ‘rrethojnë’ resorte e banesa
30 Korrik, 08:49
-
Zjarri në Gjirokastër, aktiv gjatë gjithë natës! Zjarrfikësit në 'luftë' me flakët
30 Korrik, 08:45
-
Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024
30 Korrik, 08:17
-
Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi
30 Korrik, 07:50