VLORE - Vendimi i këshillit bashkiak për dhënien me koncesion të parkingjeve në Vlorë, ka marrë firmën përfundimtare edhe nga prefektja e këtij qarku, Etjona Hoxha. 

A1 Report disponon këto dokument ku duket qartë se dhënia me koncesion për administrimin e shërbimit të parkimit me pagesë të rrugëve të Vlorës, është vlerësuar i ligjshëm nga prefektja Hoxha dhe firmosur prej saj në 17 tetor 2014. 

Vetëm pak ditë më parë prefektja Hoxha në një deklaratë për mediat tha se ky vendim është në kundërshtim me interesat dhe vullnetin e qytetarëve të Vlorës. Po ashtu ajo bëri me dije ka filluar konsultimet me instanca të larta, për të rishikuar kontranë e nënshkruar me koncesionarët. 

Prefektja Hoxha po ashtu kishte kërkuar edhe dorëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Prefekturës, Dritan Halili, pasi sipas saj ai kishte firmosur këtë vendim pa u konsultuar më të.

dokument

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)