Për të zbatuar këto masa në disa raste nevojiten edhe reforma të legjislacionit. Sipas burimeve të Transportit, “Shqiptarja.com” publikon disa nga masat e draftit për të rritur sigurinë rrugore. Një nga problematikat që është parashtruar në analizë dhë për të cilën janë propozuar rreth 11 masa, është pikërisht mangësia në trajnim dhe testim të kandidatëve për drejtues mjeti rrugor.
Ndër masat e ndërmarra, ajo që bie më shumë në sy është monitorimi i procesit të testimit të kandiatëve për drejtim mjetesh, duke instaluar “kamera online”, të cilat do të krijonin kështu pavarësi nga elementi njeri. Kjo do të reduktonte ndjeshëm mundësinë për të abuazuar gjatë testimit. Kosto financiare për të zbatuar këtë parashikohet të jetë 21 mln lekë dhe pritet të hyjë në fuqi në qershor të këtij viti. Gjithashtu pritet që të forcohet vlerësimi teknik dhe administrativ i autoshkollave.
Në një nga masat propozohet që të kryehet një auditim i autoshkollave, duke analizuar numrin e kursantëve të dalë nga autoshkolla në fjalë, të cilët janë përfshirë në aksidente rrugor dhe duke ibërë të dhënat publike. Ndërkaq, kontrolli mjekësor për kërkesat fizike dhe mendore për marrjen e lejedrejtimit të mjetit rrugor, propozohen të kryhen në kuadër të metodave të akredituara të BE-së. Të gjitha qëndrat shëndetësore, publike apo private, që do të kryejnë këto kontrolle duhet të jenë të akredituara nga Ministria e Shëndetësisë.
“SISTEM ONLINE” PËR TË DHËNAT E KONTROLLIT TEKNIK TË MJETEVE
Një tjetër problematikë e parashtruar nga organet e Transportit është sistemi i pamjaftueshëm i verifikimit të kërkesave të sigurisë së mjeteve rrugore të rënda dhe për përdorim publik.
Në lidhje me këtë masat që propozohen janë vendosje e një “sistemi online” për procedurën e kontrollit teknik të mjeteve rrugore si edhe transmetimin e të dhënave nëpërmjet këtij sistemi. Kjo masë parashikon që të ulë ndjeshëm kohën e shërbimit.
Gjithashtu masat e propozuara, në themel, kanë përafrimin me standardet e BE-së. Si rrjedhojë një nga masat që propozohet të ndërmerret është zbatimi i projektit për përmirësimin e sigurisë rrugore nga komponenti i parë i IPA 2013.
Nga ana tjetër, përket problematikës që lidhet me rrugën, propozohet që deri në dhjetor 2014, ARrSh-ja duhet të planifikojë dhe të shpronësojë tokën e gjashtë qëndrave në anë të rrugës në rrjetin rrugor kombëtar. Këto janë disa nga masat e propozuar nga Qeveria për të rritur sigurinë rrugore dhe mirëmenaxhimin e rrugëve në këtë kuadër. Burime nga Transporti bëjnë të ditur se ky draft do të diskutohet me ekspertët e dikastereve përkatëse por edhe me grupet dhe shoqatat që preken nga ndryshimet të lidhura me kodin rrugor. Pas fazës së diskutimeve, propozimet përfundimtare do t’i paraqiten Kuvendit.
Shkrimi u publikua sot (25.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)