Ja e vërteta pse vendi është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë

Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë, dy institucionet më të rëndësishme gjyqësore të vendit. Në veçanti, mungesa e një Gjykate Kushtetuese është veçanërisht e rëndë në këtë moment krize institucionale, në të cilin do të ishte i domosdoshëm një interpretim ligjor me autoritet dhe detyrues për të kuptuar se në ç’mënyrë do të mund të zëvendësohen postet e lëna bosh nga opozita në Parlament. Por tani institucioni i vetëm arbitër që do të mund të përfshihej është Komisioni i Venecies.

Opozita pretendon se përgjegjësia për mungesën e Gjykatës Kushtetuese është e mazhorancës socialiste. Në të vërtetë, gjërat janë shumë më ndryshe dhe shkaku real i këtij boshllëku institucional janë pasojat e reformës në Drejtësi, që është në zhvillim e sipër, e cila është votuar edhe nga opozita. Në fakt, të dy gjykatat kanë mbetur pa gjyqtarët e nevojshëm për të funksionuar, pasi janë rrëzuar nga Vettingu.

Përpara se të niste procesi i Vettingu-t, të dy gjykatat kryesore në vend ishin funksionale. Gjykata Kushtetuese kishte 9 anëtarët e saj, prej të cilëve dy ju mbaroi mandati e u tërhoqën, ndërsa një tjetër Gjykatës, Besnik Imeraj dha dorëheqjen. Me 6 anëtarë të saj Gjykata mund të merrte çështje në shqyrtim si dhe të jepte vendim, duke qenë se kuorumi minimal për vendimmarrje është të paktën 5 anëtarë.

Gjykata Kushtetuese funksionoi deri më 3 maj 2018, kur komisioni i Vettingut rrëzoi Altina Xhoxhajn. Me largimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka mbetur vetëm me katër anëtarë dhe kështu pa kuorumin e domosdoshëm për të marrë vendime. Procesi i verifikimit, e nxorri Gjykatën jashtë loje, duke qenë se 3 anëtarë të tjere te saj u rrëzuan që nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa ish kryetari Bashkim Dedja nga Kolegji i Apelit. Aktualisht, në Gjykatën Kushtetuese mbetet në detyrë vetëm Vitore Tusha, që presidenti i Republikës Ilir Meta e kishte propozuar si kryetare të KLSH.

Ndërsa Gjykata e Lartë nuk funksionon më që nga 6 korriku 2018, pasi në vetëm 24 orë u rrëzuan tre nga anëtarët e saj nga ana e Vettingut. Gjykata e Lartë, sipas një ndryshimi ligjor të vitit 2013 duhet të ketë 19 anëtarë. Ligji e rriti me 5 numrin e gjykatësve të saj, por përplasjet politike mes shumicës dhe ish presidentit Nishani, bënë që anëtarët shtesë të mos zgjidheshin. Përpara nisjes së Vettingu-t, 5 nga gjykatësit e Lartë dhanë dorëheqjen, pasi kishin mbushur vitet e mandatit në detyrë, ndonëse ligji parashikon se ata mund të qëndrojnë deri në momentin e zëvendësimit. Mes 9 anëtarëve të mbetur, vetëm 4 prej tyre i rezituan Vettingut, ndonëse çështja është e hapur ende për dy gjyqtarë, pasi vendimi i KPK është ankimuar në Kolegj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Beqarët mund të takojnë njerëz të rinj...çfarë thonë yjet për ju sot

Beqarët mund të takojnë njerëz të rinj...çfarë thonë yjet për ju sot