Ja familjet që mund të marrin
subvencionim të qirasë në Tiranë

Ja familjet që mund të marrin<br />subvencionim të qirasë në Tiranë
Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak, do të shpërndahen 143 apartamentet e mbetura bosh në Shkozë. Drejtoresha e Strehimit e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës Eva Rrahmani, në një intervistë për “Shqiptarja.com” thotë se lista e përfituesve të banesave sociale është gati. Gjithashtu ajo shpjegon programin e bonusit të strehimit, ku familjet që nuk paguajnë dot qiranë do t’ju rimbursohet nga Bashkia e Tiranë. Bonusin e strehimit do ta përfitojnë disa kategori të veçanta, si gra kryefamiljare, personat me aftësi të kufizuar apo personat që marrin ndihmë ekonomike.

Cilat janë programet e strehimit që ofron Bashkia e Tiranës për shtresat në nevojë dhe familjet e pastreha?
Ne kemi tre programe dhe i pari është program i banesave sociale me qira. Është program i kredive me kosto të ulët, është edhe program i trojave ose i aseteve, për zhvillimin infrastrukturor të ndërtimeve. Program ii fundit, nuk është zbatuar akoma, pasi bashkia nuk ka ende asete për të zhvilluar, pavarësisht se ka aplikime.
Aktualisht janë një pjesë e apartamenteve në Shkozë të cilët nuk janë shpërndarë. Kur pritet tu jepet apartamenti familjeve që kanë të drejtë për të përfituar?
Për banesat sociale, ne që me ardhjen e Kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës u bë shpërndarja e 220 apartamenteve. Ne kemi edhe 143 apartamente që do ndahen menjëherë sapo të jetë mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak. Të gjitha dokumentacionet janë mbledhur. Do kalojnë në komisionin paraseleksionues të strehimit social. Pasi të kalojë nga ky komision, lista do të kalojë për miratim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Sigurisht ne kemi shumë aplikues, kemi gati 300 dosje që duhet të jenë përfitues të këtyre banesave. Për arsyeje se nuk kemi banesa të tjera për të shpërndarë, jemi të detyruar të përfshijmë një program tjetër, që quhet bonus qiraje.

Si do aplikohet ky program?
Buxheti i Bashkisë së Tiranës i subvencionon qiranë, familjeve të cilat nuk kanë mundësi për ta paguar. Subvencionimi do të thotë që i jepen para për një pjesë të qirasë. Këto familje vijnë çdo vit pranë Drejtorisë së Strehimit Social, për të vërtetuar që janë kategori në nevojë dhe nuk e mbulojnë dot pagesën e qirasë. Program i bonusit social, është një program i vitit 2007-t. Në mbledhjen e bashkisë, është katërfishuar buxheti për këtë program.

Masa e subvencionimit që familjet që aplikojnë dhe përfshihen në këtë program, sa do të jetë?
Kjo ka një sistem dhe një formulë që matet për secilën familje me specifikat e veta. Nuk është sa masa është standarde. Në këto sistem përfshihen familjet të cilat kanë të ardhura të pamjaftueshme, si kategoria, kryefamiljare të vetmuar, personat me aftësi të kufizuar apo personat të cilët marrin ndihmë ekonomike. Pra do të marrin bonus strehimi familjet që janë potencialisht përfituese.

Si do përcaktohet masa e subvencionimit për secilën familje?
Familjet aplikuese do të na depozitojnë neve si institucion kontratat e qirasë dhe ne në bazë të çmimit të tregut, për të cilët ato kanë lidhur kontratën, subvencionojmë një pjesë të konsiderueshme të qirasë.
 
 Përfituesit
“Familjet të cilat kanë të ardhura të pamjaftueshme, si kategoria, kryefamiljare të vetmuar, personat me aftësi të kufizuar apo personat të cilët marrin ndihmë ekonomike. Pra familjet që janë potencialisht përfituese”
 
Programet e strehimit

“Ne kemi tre programe dhe i pari është program i banesave sociale me qira. Është program i kredive me kosto të ulët, është edhe program i trojeve ose i aseteve, për zhvillimin infrastrukturor të ndërtimeve”

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator