Ja filmi që do të na përfaqësojë në 'Oscars'

Ja filmi që do të na përfaqësojë në 'Oscars'

Foto nga aktorët e filmit

Filmi “Delegacioni” do të na përfaqësojë në çmimet më të rëndësishme të filmave, në “Oscars”.

“Delegacioni” me regji të  Bujar Alimanit dhe skenar të të ndjerit Artan Minarolli, pas çmimit të madh “Grand Prix” në Varshavë edhe vlerësimit, si “Filmi më i mirë i gjatë” në Festivalin e Triestes është përzgjedhur nga Komisioni i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Oscar” në kategorinë për “Filmin Artistik Ndërkombëtar më të mirë” në AMPAS.

Për të njëjtën kategori Kosova ka përzgjedhur filmin “Zana” me regji të Antoneta Kastratit.

Ngjarjet në filmin “Delegacioni” zhvillohen në tetor të vitit 1990.

Regjimi komunist kërkon të mbajë pushtetin, ndërsa, në Tiranë vjen një delegacion evropian për të parë nga afër mbarëvajtjen e reformave të qeverisë. Kusht që Shqipëria të pranohet në OSBE.

Leo, i dënuar me 15 vite burg, është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për pushtetin e kohës, sepse delegacioni udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të tij.

Ai duhet të bindë delegacionin se çdo gjë është në rregull, por ngjarjet marrin tjetër rrjedhë.

Çmimet “Oscars” do të mbahen në datën 9 shkurt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm