Kur kanë kaluar disa ditë nga ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Oscar’, ky festival vazhdon të jetë ende në fokus të vëmendjes përsa i përket risive që vazhdon të sjellë nga viti në vit.
91 vite histori tashmë janë gdhendur nën këtë emër që vlerëson filmat më të mirë, por jo vetëm. Të ftuara në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, gazetaret Kilda Hysenbegasi dhe Elsa Ymeri kanë komentuar elementet e veçanta që i kanë bërë pështypje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.
Për Elsa Ymerin, mugesa e një prezantuesi për të dytin vit radhazi tashmë është një risi që i rri shumë mirë për shtat këtij festivali, pasi prezantimin mund ta bëjnë shumë mirë edhe aktorët.
“Këtë vit është viti i dytë që Oscars janë pa prezantues. Viti i kaluar ishte një eksperiment që Akademia e pa të arsyesshme të përsëriste edhe këtë vit. Për mua është një formulë që rri dhe rri mjaft mirë, nuk më duket mungesë.” shprehet Elsa Ymeri.
Ajo shton se kryesisht personat që prezantojnë një çmim janë aktorë që kanë një lirshmëri të madhe në skenë.
Edhe bukuroshja brune e ‘Pop Culture’ tregon se cili ishte elementi që i tërhoqi vëmendjen.
“E vecanta e këtij viti ishte që një nga të ftuarit që prezantoi një çmim, ishte me sindromën Down. Dhe kjo ishte për herë të parë në Oscars.”, shprehet Kilda Hysenbegasi.
Ndërkohë të ftuarat kanë komentuar edhe veshjet e personave që parakaluan në tapetin e kuq, ku ranë në sy aktorët që kanë riveshur veshjet e tyre në shërbim të kauzës për mjedisin dhe treguan se cilat janë filmat që i kanë tërhequr më shumë vëmendje.
D.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
21.1%
-
As i mirë as i keq
34.1%
Vota total: 809
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Oscars 2023/ Michelle Yeoh shpallet aktorja më e mirë: Ëndrrat bëhen realitet! Bëhet gruaja e parë aziatike që fiton këtë çmim
13 Mars 2023, 07:28
-
Oscars 2023/ Për herë të parë në 62 vjet, tapeti nuk do të jetë i kuq
11 Mars 2023, 21:57
-
Eksperti shpjegon: Ja si bëhen klikimet në rrjetet sociale si Instagram dhe Tik-Tok
21 Shkurt 2023, 12:10
-
Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Glikoja e arrës dhe propolisi me rigon, zgjidhja për të kuruar gastritin
20 Shkurt 2023, 13:01
-
‘Javë plot energji dhe pozitivitet’, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla:Ja shenjat që duhet të tregojnë kujdes
20 Shkurt 2023, 12:36
-
‘Surpriza të bukura në karrierë por tregoni kujdes në dashuri’ parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara
13 Shkurt 2023, 11:31
-
“Unike…me Taban”, Aurela Gaçe promovon albumin e saj të ri dhe sjell bashkëpunimin e veçantë
10 Shkurt 2023, 14:36
-
Humbi shikimin në moshën 16-vjeçare, fizioterapisti i verbër rrëfen në “Rreze Dielli” historinë e jetës së tij
10 Shkurt 2023, 14:22
-
Cilat janë disa shenja në ciklin menstrual që nuk duhet t’i injoroni? Gjinekologia Mimoza Keta në “Rreze Dielli” jep këto këshilla
8 Shkurt 2023, 15:19
-
Skema e pensioneve për 2023, ekspertja në “Rreze Dielli”: Nga dokumentat, afatet dhe kushtet për të përfituar, ja gjithçka që duhet të dini
19 Janar 2023, 17:13
-
Kapriçozë dhe të vështirë? Stilistja shqiptare që ka veshur Rihanna-n dhe Maria De Filippi rrëfen në “Rreze Dielli” eksperiencat e saj me yjet botërorë: Ja ‘defektet’ e tyre në stil
19 Janar 2023, 16:28
-
Vuani nga stresi apo depresioni? Specialisti Ylli Merja në Report TV: Ja si ta luftoni me kura bimore dhe të gjeni qetësi mendore
16 Janar 2023, 15:18