Nga 2023, prodhimi dhe transaksionet me kriptovaluta në Shqipëri do të tatohen me 15%! Eksperti: Akt para kohe, nxit informalitetin në sektor

Të gjitha bizneset që do të licencohen në aktivitetin e prodhimit të kriptomonedhave në Shqipëri, do të tatohen me 15% prej vitit të ardhshëm. Propozimin e parashikuar në projektligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat, ekspertët e cilësojnë një hap të nxituar dhe pa efekt pozitiv në ekonomi.

“Ndoshta në ligj le të theksohet por nuk ka efekte sepse në këto momente ne e dimë që zero përqind e ndërmarrjeve që potencialisht ushtrojnë aktivitet janë të licencuar. Porsa kohë ne nuk kemi licenca, edhe efekti apo impakti që do të ketë do të jetë zero”, thotë eksperti i ekonomisë Genti Beqiri.

Eksperti Genti Beqiri thekson se përsa kohë nuk ka kompani të licencuara për këtë aktivitet, por nga ana tjetër ka subjekte që punojnë në mënyrë të paligjshme, vendosja e tatimit mund të nxisë më tej informalitetin.

“Ndoshta është e përshpejtuar 15%, sepse ne kërkonim që ky sektor të zhvillohej  të kishim njerëz të interesuar, të regjistruar dhe të formalizoheshin. Vendosja e tatimit 15% vazhdon ti mbaj ato në informalitet dhe nuk do i stimulojë. Ndoshta ato duhet të ishin pjesë e një ligji më të përgjithshëm por jemi duke i mbajtur në informalitet edhe ato që janë sektor aktualisht duke mos u formalizuar”, shprehet eksperti Beqiri.

Po ashtu do të tatohen të gjitha transaksionet që do të kryejnë bizneset me mjete virtuale. Sipas projektligjit, kur të ardhurat klasifikohen nga investimet me përjashtim të dividendëve do të tatohen me 15%, ndërsa të ardhurat nga biznesi kanë shkallë të ndryshme tatimi, në varësi të të ardhurave që krijon gjatë një viti.

Prej vitit 2020 në Shqipëri ka hyrë në fuqi ligji “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, që i hap rrugën përdorimit të kriptovalutave në vend, por deri më tani nuk raportohet për asnjë subjekt të licencuar, pavarësisht se policia ka identifikuar raste të ushtrimit të aktivitetit në paligjshmëri.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erjon buzali: 03/07/2022 07:31

    Gent gazheli duhet ta dije me mire se si funksionon meqe ka patur edhe nje shkrese per kete gje. Ne fakt edhe rama edhe policia e kishte si shkrese por zgjodhen te merrnin 1 miljon dollar afersisht dhe te benin ate qe dijme te bejne me mire. Eldi doganes gjithashtu e di mire se si futen. Por askush nuk e rruan

    Përgjigju
  • Cryptomani: 03/07/2022 00:14

    Vec per te taksuar i rreh mendja 24 ore ne dite.

    Përgjigju
  • Rally: 02/07/2022 23:40

    hahahahahahaha lot

    Përgjigju
  • haha: 02/07/2022 22:58

    keta duan te bejne nje ligj sepse ... keshtu na do menderja. nuk i gjen dot transferat, prandaj dhe crypto eshte bere. bizneset nuk jane budallej qe dhe kur bejne biznes me krypto ta deklarojne. Ne sistemin normal taksimi ndodh qe te kapin per transaksionet, por BC shume e perpjete. do dhe takse ky palo shtet ... hajde hidh aty ne grumbull dhe nje ligj tjeter te zere pluhur

    Përgjigju
  • adi: 02/07/2022 22:15

    un kriptovaluten e perdor per me shmang shtetin, ky hajdari dashka me na taksu.. po problemi esht se ska si na gjen, esht nje xhep qe sna e kontrollon dot o ... i gjat

    Përgjigju
    • Mikea: 27/05/2024 13:11

      Ej nji pytje kisha un. Si me ja bo tsh me kalu fitimet n kripto n bank pa u taksu ose pa ron n sy?

  • gimi: 02/07/2022 21:58

    do mundeni ti taksoni nese deklarohen ,po nese nuk deklarohen skeni asnje shans te merrni takse,dhe duke qene se me se shumti perdoret nga kriminaliteti as qe do e merrni vesh jo me ta taksoni o shtet ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë