Ja filmimet, se si Lepuri ndante
kokainë në garazhin e Bolonjës

Ja filmimet, se si Lepuri ndante<br />kokainë në garazhin e Bolonjës
BOLONJA (ITALI) - "A1Report" siguron pamjet ku 40-vjeçari shqiptar Rezart Lepuri, i arrestuari ditën e djeshme në Bolonja, është filmuar nga policia italiane në garazhin e tij, ku kishte ndërtuar një punishte, duke përgatitur kokainën për klientët.

Në pamje duket qartë se si Lepuri, i ndihmuar nga bashkëshortja, ndajnë kokainën me gramë, ndërrojnë kartat telefonike dhe komunikojnë me klientët me anë të sms, e më pas Lepuri fsheh drogën nën të brendshme e del për ta tregtuar.

Në pamje, por me fytyrë të mbuluar nga uniformat blu, është dhe bashkëshortja e 40-vjeçarit shqiptar, e cila po hetohet në gjendje të lirë, por nga hetimet ka rezultuar se Rezart Lepuri kamuflohej nëpërmjet gruas për të mos u diktuar në aktivitetin kriminal të tij.

Nga përgjimet dhe survejimet ndaj Lepurit, hetuesit kanë arritur të listojnë mbi 50 klientë të tij mes të cilëve: avokatë, noterë publikë, dentistë, si dhe sipërmarrës të qytetit, ku ishin të gjithë të ruajtur në telefonin që përdorte Lepuri me emra të rremë.

Lepuri përzgjidhte garazhin për të përgatirur kokainën në doza për klientët, ndërsa në cilësinë e provës materiale policia ka mundur të sekuestrojë 200 gr kokainë, 350.000 euro, 2 apartamente, 2 vetura dhe bizhuteri me vlerë, të cilat Lepuri kishte mundur t’i përfitonte nga tregtia e kokainës, e cila në harkun e një muaji arrinte një shitje prej 1 kg.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik