Ja fotoja e rrallë e humanistes
Nënë Tereza kur ishte 18 vjeç
Një fytyrë fëmijërore, engjëllore, rrezatuese dhe me buzëqeshje perfekte. Kjo foto që është shëmbëlltyrë e elegancës klasike mendohet se është shkrepur në vitin 1919, por mund të jetë bërë edhe më parë.
TIRANE- Një fytyrë fëmijërore, engjëllore, rrezatuese dhe me buzëqeshje perfekte. Kjo foto që është shëmbëlltyrë e elegancës klasike mendohet se është shkrepur në vitin 1919, por mund të jetë bërë edhe më parë.
Dhe për shkak të kësaj fotoje ky portal ka hapur lojën shpërblyese me pyetjen: Doni t’i fitoni 100 euro (mbi 300 bukë) shume lehtë: Qëllojani kush është kjo gocë në foto?
Nënë Tereza në këtë foto mendohet se është rreth 18 vjeçe. Nënë Tereza siç dihet është nobelistja e parë shqiptare për angazhimin dhe përkushtimin e saj paqësor dhe humanitar me njerëzit e varfër në Kalkutë të Indisë.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. Ajo është shqiptare e lindur në Shkup, të Shqipërisë të pushtuar prej Perandorisë osmane, sot Ish Republika Jugosllave e FYROM-it.
Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tri: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.
Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj:
“Shkup 12. 09. 28, E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e dëshiroj që Zoti t’ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t’ju fal gjanat ma të përzemërta”, Gonxhja.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 Mars 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjen e përmbysjeve të zgjedhjeve në 2020
11 Janar, 22:55
-
VIDEO/ Superkupa 'deh' Milanin, Cagliari e ndal 1-1 në 'San Siro'! Alen Sherri në stol
11 Janar, 22:48
-
Flakët në Los Anxhelos, aktorja Jennifer Garner: Kam humbur një mik nga zjarri
11 Janar, 22:45
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
E konfirmon Conte, Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli këtë janar
11 Janar, 22:36
-
Manchester City shënon 8 gola në FA Cup, Guardiola konfirmon largimin e kapitenit! Chelsea fiton me 'shuplakë'
11 Janar, 22:29
-
Berat/ Aksident në qendër të qytetit, makina përplaset me shtyllën, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
11 Janar, 22:28
-
Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)
11 Janar, 22:11
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares
11 Janar, 21:59
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49