Ja Irina Shayk shumë vite më parë
e varfër dhe nuk fliste me djem

Ja Irina Shayk shumë vite më parë<br />e varfër dhe nuk fliste me djem
Jeta e Irina Shayk është e ngjashme me atë të Hirushes, vetëm se modelja seksi priste ‘puthjen’ e një biznesmeni miliarder që ta shpëtonte nga varfëria e tejskajshme që kishte në Rusi.

Babai i Irinës vdiq nga një sëmundje në mushkëri dhe Shayk është rritur duke ngrënë vetëm patate, ndërsa familja e saj nuk mund të përballonte t’i blinte as një palë taka, shkruan DailyMail. Pengesat kanë qenë të shumta në jetën e 29-vjecares, e cila ëndërronte të bënte karrierë në ‘tokën e premtuar’ si modele, por viza amerikane iu refuzua.

Dhe modelja ‘ngeci’ në vendin e zymtë e të pistë, të zhytur në varfëri. E përqëndruar në shkollë dhe tek rezultatet e larta, Irina nuk donte të krijonte marrëdhënie me asnjë mashkull, por ishte e fokusuar tek objektivat e saj në fushën e modelingut.

Dhe pasi lidhi kontratën me një agjensi në Moskë, duket se gjërat morën për mirë dhe Irina u shndërrua në yllin e pasarelave dhe kopertinave që njohim sot. Duke bërë një krahasim me Irinën e vjetër dhe Irinën e sotme, zor se mund të gjejmë ndonjë ndryshim.

Modelja është një bukuri e lindur dhe me kalimin e viteve paraqitet edhe më e kuruar. Momentalisht 29-vjecarja është në një marrëdhënie me aktorin Bradley Cooper dhe janë fotografuar shpesh të dashuruar në publik.

Ndërsa nuk duhet harruar që një impakt të rëndësishëm në famën e modeles pati edhe lidhja disavjeçare me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

19/5
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike